Sport

Lukaku me sytë nga zoti! Sulmuesi dëmtohet dhe pritet të mungojë të paktën deri…

29 Tetor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Lukaku me sytë nga zoti! Sulmuesi dëmtohet dhe pritet të

MILANO-Në shtëpinë e Interit nuk ka aspak qetësi pas lajmit të fundit për sa i përket gjëndjes së sulmuesit Romelu Lukaku. Sulmuesi belg iu nënshtrua një skanimi me Rezonancë magnetike këtë mëngjes në institutin Humanitas në Rozzano pas një problemi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk.

Kjo ka qënë komunikata zyrtare e Interit që ka konfirmuar kështu problemin e radhës për Antonio Conten.Sulmuesi zikaltër me siguri do të mungojë në ndeshjen ndaj Parmës dhe është në dyshim të fortë për ndeshjen e Real Madrid. Do të duhej një mrekulli për të qënë atje.Me të gjitha gjasat, ai do të mungojë të paktën deri në ndeshjen me Atalantën, ose mbase per t’u rikthyer edhe vetëm pas pushimit të Kombëtareve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lukaku inter lukaku

Sondazh

Poll