Aktualitet

Vdekja e Avni Mulës, nipi rrëfen ditët e fundit të kompozitorit në tubin e oksigjenit: Iku pa pengje, ç’kishte dëshirë

29 Tetor 2020, 21:15 Nga DOSJA
Vdekja e Avni Mulës, nipi rrëfen ditët e fundit të

TIRANË– Osman Mula, nipi i kompozitorit të shquar Avni Mula që u shua mbrëmjen e sotme ka rrëfyer gjendjen e rëndë shëndetësore që ka përjetuar i ndjeri. I pyetur nga Faxneës, Mula u shpreh se ai mbahej me oksigjen në shtëpi, dhe se për herë të fundit e kishte takuar një ditë më parë.

Nipi i kompozitorit, Osman Mula rrëfeu se dëshirat më të mëdha në jetën e Avniut janë realizuar, bashkë me të bijën, Invën.

“Ditën e fundit nuk e kam takuar se ishte me oksigjen në shtëpi. Kujdesi i është bërë nga familjarët në mënyrë të shkëlqyer që kanë pasur kujdes të përhershëm dhe të përditshëm. E gjithë jeta e tij ka qenë pranë të tjerëve dhe finalja duhet të ishte që të tjerët që të ishin pranë tij. Janë disa probleme të tijat që mbase dhe mund të kishte ndonjë rezervë të vetën, por përgjithësisht i realizoi disa detyra që kishte në plan. Ai kishte dëshirë që të shkonte me Ninën në Konservatorin ku kishte mbaruar shkollën dhe pati emocione se bashkë me Ninën u futën sërish në ato klasa e korridore. Ballafaqimi tjetër është kur Inva dha shfaqje në teatrin më të madh në Moskë dhe tha jam vajzë e dy prindërve, një nga Shqipëria që studioi këtu dhe një ruse që shkolla i njohur me njëri-tjetrin dhe jam pjesë e tyre. E gjithë salla duartrokiti. Ai kishte shumë dëshirë që të jepte një shfaqje në qytetin e Gjakovës, të cilin ai dhe familja ime e ka përmendur në të gjithë historikun e vet. Të gjithë e donin shumë sepse të tjerët ishin pedagogë mësues. Avniu u mor me artin dhe të gjithë i kishim sytë nga ai. Para se të shkonte jashtë, ishte ndër sportistët më të mirë në Shkodër. E kishte peng dhe arriti të jepte shfaqje me gjithë Invën në sallën e Gjakovës. Të shohësh nipat dhe motrën që kishin vite pa i parë është emocion. Shumë gjëra që nuk arriti me i ça në skenë, shumë gjëra që kishte dëshirë i realizoi brenda familjes,”- tha Osman Mula.

KompozitorAvni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçare. Lajmi i hidhur u bë me dije nga e bija e kompozitorit, sopranoja Inva Mula.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete avni mula osman mula nderron jete avni mula osman mula

Sondazh

Poll