Aktualitet

Zotëronte një organizatë bamirësie, vihet në pranga shqiptarja pasi mashtronte emigrantët në Angli

29 Tetor 2020, 19:52 Nga DOSJA
Zotëronte një organizatë bamirësie, vihet në pranga

ANGLI- Shqiptarja, Pranvera Smith është arrestuar nga policia e Birmingamit pasi kishte hapur një, “organizatë bamirësie” ku gjoja ndihmonte njerëzit të rrezikuar në Shqipëri, për të fituar azil në Angli. Ajo së bashku me bashkëshoritin e saj Flamur Dakën, e përdornin organizatën e tyre për kontrabandim personash.

Mediat britanike bëjnë me dije se për kalimin e njerëzve nga Shqipëria për në Angli ajo kërkontë 10 mijë dollarë. Sipas statistikave gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2020 ajo ka sjellë 130 persona  dhe si pasojë ka fituar 130 mijë dollarë. 47-vjeçarja e quante veten “Gjyshja” dhe emigrantët në mënyrë që të paguanin paratë e rrugës në Angli detyroheshin që të punonin në një fermë më drogë po të Pranverës.

Gjatë arrestimit Pranverës dhe burrit të saj, Flamurit policia gjeti edhe disa kilogramë drogë në banesën e tyre.

 “Ata e dinin që emigrantët do të paguanin deri në 10,000 dollarë për trafikantët për të fituar hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar  dhe Smith më pas do të ushtronte presion mbi secilin azilkërkues për t’u marrë edhe 1000 paund për shërbimet e tyre bamirëse”, u shpreh një nga policët e ngjarjes.

Gjykata e Birminghamit e ka dënuar 47-vjeçaren me 5 vite dhe 4 muaj ndërsa partnetin e saj me 4 vite për veprat e kontrabandimit të njerëzve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur dakën pranvera smith flamur dakën pranvera smith

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Tetor 2020, 19:15

TIRANË– Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qori shkruan se si...

Aktualitet 29 Tetor 2020, 17:19

DIBËR– Dhimbja dhe humbjet e jetëve në miniera nuk kanë fund! Ruzhdi Rushiti, një prej punëtorëve që në orët e para të mëngjesit u nxorr i pajetë nga...