Aktualitet

Denoncoi masakrën e Malësisë së Madhe, Artan Hoxha përfundon në Prokurori: Ja pra, kur ia nxjerr lepurin nga ferra, kisha

29 Tetor 2020, 20:08 Nga DOSJA
Denoncoi masakrën e Malësisë së Madhe, Artan Hoxha

SHKODËR– Artan Hoxha, gazetari investigative që denoncoi I pari ngjarjen e masakrës së Malësisë së Madhe, ku dy kushërinj u vranë dhe autori është ende i zhdukur është thirrur në Prokurori. Në shkresën e bërë publike nga vetë gazetari Hoxha shihet se si prokurori Arben Smaçi kërkon prezencën e gazetarit, për nevojat e hetimit të ngjarjes së rëndë.

Pasi ka marrë shkresën, gazetari Artan Hoxha është nisur për në Shkodër dhe është futur në Prokurori për tu marrë në pyetje. Në një statusn ë profiling e tij në Facebook, ai ka publikuar edhe pamjet, ku shihet teksa futet në organin e akuzës.

Ja pra…kur ia nxjerr “lepurin” nga ferra, shteti e kap me qerre….. Me 25 shtator 2020. deklarova publikisht se “Shqiperia po vjen ere kanabis dhe barut”…Me 3 tetor 2020 Ekspozova dhe denoncova kanabizimin e vendit në vit zgjedhor, me video dhe prova…4 tetor 2020 Publikova dhe denoncova ngjarjen e vrasjes se dy te rinjeve dhe zhdukjes se autorit te krimit, ku motivi ishte pazaret e prishura per parcelat e mbjellla me kanabis në veri te vendit…29 tetor 2020 Perfundova në dispozicion te hetimit te agjesive te zbatimit te ligjit….Kisha vite pa i ngjitur shkallet e policise gjyqesore te Qarkut te Shkodres….Me video: Sot me mesdite duke iu pergjigjur kerkeses se prokurorise se Shkodres, per te dhene deklarime në lidhje me ngjarjen e 3 tetorit 2020, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa, nga autori i krimit Daniel Pepa….,”– shkruan Hoxha krah videos dhe dokumentit të Prokurorisë.

Artan Hoxha denoncoi zhdukjen e tre të rinjve në Malësinë e Madhe dhe vetëm 24 orë më vonë erdhi reagimi i Policisë. Pas pesë ditësh kërkime, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të vrarë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe. Autori, kushëriri i tyre, Daniel Pepaj është ende në kërkim. Sherri mes të rinjve lindi pasi Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis.

Ky i fundit, kërkoi ndihmën e Klementit dhe të dy e rrahën Danielin, i cili nën presionin e dhunës pranoi tu kthente pas 7 kg e mbetura. Një ditë më vonë, më 3 tetor, ditë kur ndodhi dhe krimi makabër, të tre e lanë për tu takuar në qendër të fshatit. Ideja ishte që Danieli do t’i çonte aty ku kishte fshehur kanabisin, por ai i vrau. Që prej asaj dite, Danieli rezulton i zhdukur.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha daniel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj artan hoxha daniel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Tetor 2020, 19:15

TIRANË– Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qori shkruan se si...

Aktualitet 29 Tetor 2020, 17:19

DIBËR– Dhimbja dhe humbjet e jetëve në miniera nuk kanë fund! Ruzhdi Rushiti, një prej punëtorëve që në orët e para të mëngjesit u nxorr i pajetë nga...