Aktualitet

Humbja e Avni Mulës, rrëqeth Ardit Gjebrea: Sa shumë kujtime, tashmë u bashkua në qiell me Ninën

29 Tetor 2020, 20:48 Nga DOSJA
Humbja e Avni Mulës, rrëqeth Ardit Gjebrea: Sa shumë kujtime,

TIRANË– Moderatori Ardit Gjebrea ka shkruar disa fjalë prekëse, vetëm pak momente pasi lajmi për vdekjen e kompozitorit Avni Mula, u bë publik. Teksa ka publikuar foton e kompozitorit të shquar me gruan e tij Ninën, Gjebra shkruan se tashmë janë bashkuar në qiell.

“Tashmë u bashkuan në qiell! Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para: “Kur këndoj për ty moj nënë” “Unë ëmbël zëri i gjysmës” “Për çdo vit në maj” Sa më shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty! Ngushëllime Inva Mula,”– shkruan Ardit Gjebrea.

Kompozitori Avni Mula ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 92-vjeçare. Lajmi i hidhur u bë me dije nga e bija e kompozitorit, sopranoja Inva Mula.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit gjebrea nderron jete avni mula ardit gjebrea nderron jete avni mula

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Tetor 2020, 19:15

TIRANË– Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qori shkruan se si...