Aktualitet

Infermierja në Elbasan sherr me qytetaren: Nuk ka tampona, unë kam 100 veta që presin jashtë për të kryer testin e Covid-1

29 Tetor 2020, 20:31 Nga DOSJA
Infermierja në Elbasan sherr me qytetaren: Nuk ka tampona, unë kam 100

ELBASAN– Elbasani përveç rasteve me koronavirus të shumta që regjisrohen pothuajse çdo ditë po përballet edhe me një problem tjetër tepër shqetësues.

Mësohet se në spitalet e qarkun të Elbasanit mungojnë tamponët për të konfirmuar nëse je apo jo me koronavirus. Burime bëjnë me dije se shumë qytetarë kanë shfaqur simptoma të sëmundjes vdekjeprurëse por megjithatë ata nuk kanë se si të marrin vesh nëse janë të prekur ose jo me virus.

Së fundmi një qytetare e cila është gruaja e policit ka ngritur alarmin. Në një video të siguruar nga  nga “Panorama”, ku shihet se qytetarja e pyet infermierne për tampontë ndërkohë kjo e fundit i thotë me tone të larta se ata mungojnë. Ndërkohë punonjësja shëndetësore thotë se  numri i qytetarëve sipas saj që presin një tampon të tillë është rreth 100 persona.

Qytetarja: Më thatë se ka fare pak tampona aty.

Infermierja: Nuk ka tampona fare moj zemër. Ti po më vjen sot, unë kam 100 veta që presin. Nuk kam tampone për ty. Janë vetëm për urgjenca spitalore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Tetor 2020, 19:15

TIRANË– Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qori shkruan se si...