Aktualitet

A do mbyllen baret dhe restorantet në ish-Bllok? Rakacolli e ashpër: Ky ishte një lajmërim, filloni zbatoni masat se gjithç

29 Tetor 2020, 20:23 Nga DOSJA
A do mbyllen baret dhe restorantet në ish-Bllok? Rakacolli e ashpër:

TIRANË– Zv/ministrja dhe kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli ka folur sonte në lidhje me parashikimin e bërë, që mund të mbyllen baret dhe restorantet në zonën e ish-Bllokut, pas orës 22:00. E ftuar në studion e Repolitix, Rakacolli tha se ky vendim mund edhe të ndryshojë, nëse masat nuk fillojnë të zbatohen.

Mos të fokusohemi shumë se çfarë masash do të merren. Ky ishte një lloj paralajmërimi. Të fokusohemi më shumë tek fakti që duhen zbatuar masat në mënyrë që të mos mbyllemi. Mbani masakt, në të gjithë vendet dhe mënyrat që ne kemi rekomanduar,”- tha Rakacolli.

Sot, Rakacolli lajmëroi se janë shtrënguar masat. Mësimi në universitete do të zhvillohet online, konviktet janë mbyllur dhe po diskutohet mbyllja e bareve dhe restoranteve të zonës së ish-Bllokut, pas orës 22:00.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Tetor 2020, 19:15

TIRANË– Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qori shkruan se si...

Aktualitet 29 Tetor 2020, 17:19

DIBËR– Dhimbja dhe humbjet e jetëve në miniera nuk kanë fund! Ruzhdi Rushiti, një prej punëtorëve që në orët e para të mëngjesit u nxorr i pajetë nga...