Sport

MESSI-RONALDO/ Barcelona provokon, Juventus përgjigjet: “Goat-in” e vërtetë do e sjellim në “Camp Nou”

29 Tetor 2020, 15:38 Nga DOSJA
MESSI-RONALDO/ Barcelona provokon, Juventus përgjigjet:

ITALI-Cristiano Ronaldo nuk ishte aty, por Messi nuk e humbi rastin për të shkruar emrin e tij në listën e  shënuesve. Barcelona fitoi, Juventus mendon për replikën në “Camp Nou”, kur ata presin që të kenë kampionin portugez.

Dualizmi është gjithmonë aty, edhe kur të dy nuk luajnë: E tregon vetë historia dhe mban gjallë debatin shoqëror se kush është më i mirë. Sidomos nëse vetë klubet i fryjnë zjarrit (me një ton shaka): kush është më i miri? Kush është Goat i vërtetë (më i madhi i të gjitha kohërave)? Për katalanasit nuk ka dyshime dhe fjalë të qarta – përmes Tëitter –

“Ne jemi të kënaqur që keni qenë në gjendje të shihni ‘Goat-in’ në fushën tuaj, shoqëruar me foton e Messit. Përgjigja e Juventus ishte e menjëhershme: “Ne do t’ju sjellim atë të duhurin në Camp Nou”. Dhe kështu, padyshim vërshuan komentet e gjykimet, në një debat që nuk do të përfundojë kurrë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona juventus messi ronaldo barcelona juventus messi ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 28 Tetor 2020, 21:58

Luftëtari në kaos, klubi ndryshon emër dhe logo

GJIROKASTËR- Sezoni i ri i Kategorisë së Parë është në prag, por klubi i Luftëtarit është në kolaps total. Ata janë pa trajner dhe staf teknik , ndërsa shu...

Sport 28 Tetor 2020, 21:30

Legjenda e Milanit rikthehet në klub si drejtues

ITALIA– Franco Baresi është një ndër lojtarët më të mire në historinë e klubit kuqezi. Ai ka luajtur gati gjithë karrierës së tij me italianët e Milanit, ...