Aktualitet

560 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë, bashkë me ta edhe vëllai i “padronit” të trafikut “El Pas

29 Tetor 2020, 13:16 Nga DOSJA
560 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 shqiptarë në

SPANJË- 560 kilogramë kokainë! Ky është rezultati i një operacioni të madh antidroge në spanjë, në zonën e njohur si Ribadeo. Të arrestuarit janë Gerardo Rial Iglesias, dy shiptarë dhe tre galicianë. Arrestimi i bë nga Garda Civile (ECO) në Galicia, dhe është konsideruar si një sukses, pasi Gerardo Rial është i vëllai i “El Pastelero” një bos kokaine, i cili kurrë nuk u dënua. Grupi po e ruante drogën në një shtëpi me qira, në bregdetin e Lunos. Operacioni u asistua nga Njësia Qendrore Operative (UCO), të cilët shkuan nga Madridi në Galicia dje pasdite. Dhjetëra agjentë, të mbështetur nga një helikopter, bënë disa arrestimet në një rrethrrotullim në dalje të qytetit, përgjatë rrugës bregdetare.

Ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit u zhvendos në një tjetër ven. Agjentët thyen derën për të hyrë brenda shtëpisë ku po ruhej droga, në momentin kur kolegët e tyre arrestuan Gerardo Rial, dy shqiptarët dhe galicianët. Brenda shtëpisë u gjetën para dhe 560 kilogramë kokainë me një vlerë të përafërt në tregu prej 18 milion eurosh.

Më pas, pas orës 21:00, operacioni u zhvendos në epiqendrën gjeografike, Vilagarcía de Arousa. Numri i të arrestuarve shkoi në 7, ndërsa nuk përjashtohet sipas mediave vendase që të ketë më shumë arrestime. 

Por kush është Gerardo Rial?

Roli i tij nuk është i parëndësishëm. Rial, zotëron një pikë shitjeje makinash dhe sipas policisë në Spanjë, roli i tij mund të lidhet më shumë me pastrimin e parave sesa drejtpërdrejt me operacionet e nevojshme për të negociuar dhe importuar mallin, shkarkuar atë, ruajtur atë dhe, së fundmi, transportuar atë me rrugë deri në destinacion. ra dakord. Ndërsa për shqiptarët, ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e tyre. 

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje droge ne spanje gerardo rial inglesias trafik kokaine arrestohen shqiptaret ne spanje droge ne spanje gerardo rial inglesias trafik kokaine

Sondazh

Poll