Jahti në Patok/ ZBULOHET më në fund EMRI i pronarit francez, autoritetet shqiptare nisin hetimet
29 Tetor 2020, 13:09Nga DOSJA
TIRANË– Pas disa javësh hetime, zbardhet më në fund emri i pronarit të jahtit të braktisur në Patok. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin francez, Baron Nicolas, i cili pretendon se kishte ardhur në Shqipëri për turizëm.
Siç është raportuar edhe më parë nga Dosja.al, francezi ka bërë me dije se ishte nisurnga Kroacia drejt Shqipërisë, por për shkak të problemeve ishte detyruar që të hidhte “spirancën” në Patok.
Sa i përket mungesës së tij, francezi u shpjegua se kishte shkuar në Sarandë për të takuar disa miq të tij.
Deri më tani nuk dihet e shkuara e francezit Nicolas, për të mësuar më shumë detaje Policia ka filluar hetimet në bashkëpunim me autoritetet homologe. Fillimisht u dyshua se jahti ishte i mbushur me lëndë narkotike, por pas kontrolleve të bëra në mjet nuk u gjet asgjë e dyshimtë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp dhe Viber shtetasi B. Stojku besonte...
TIRANË- Një situatë kaotike po përfshihet në spitalin Infektiv ku siç mund të shihet edhe në këto foto, gjendja nuk është e mirë. Janë 6 autoambulan...
“Ne u njohëm në 24 maj 2020. Ai mu prezantua si këshilltar i kryeministrit. Më tregoi se ishte i divorcuar dhe me një fëmijë. Ky është fillimi i rrëfimit në pol...
KUKËS- Përfundon hetimi për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap në doganën e Morinës me dy armë zjarri brenda një prej çantave që kishtë në makin...
TIRANË- Ambasada Amerikane ka komentuar për herë të parë procesin e zgjedhjes së kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që tashmë ka përfunduar në Gjy...
VLORË– Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga krimi. Lajmi është bërë i ditur me një njoftim zyrtar nga...
TIRANE– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur ndëprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtaren e Sarandës, Enkeleda Doda, si dhe ndalimin...