Aktualitet

TRAGJEDI në Dibër/ U asfiksuan nga gazi! Nxirren të pajetë nga nëntoka trupat e dy punëtorëve dhe inxhinierit. Galeria ja

29 Tetor 2020, 06:06 Nga DOSJA
TRAGJEDI në Dibër/ U asfiksuan nga gazi! Nxirren të pajetë

DIBËR– Tre trupa të pajetë janë nxjerrë orët e para të mëngjesit të sotëm nga miniera e Selishtës. Dy punëtorët, bashkë me pronarin e galerisë, njëkohësisht inxhinier, u futën brenda galerisë që ishte mbyllur që prej vitit 2015 për të nxjerrë krom por nuk mund që të dilnin më prej nëntokës. Viktimat janë identifikuar si Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy puntorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç. 

Paraprakisht dyshohet se tre viktimat kanë ndërruar jetë pasi janë asfikuar nga një rrjedhje gazi brenda në minierë, megjithatë trupat e tyre janë dërguar në morg, ku edhe do të vërtetohet edhe shkaku i vdekjes. Sipas të dhënave, miniera nuk ishte e pajisur me një sistem ajrimi, ç’ka dyshohet se i ka kushtuar edhe jetën tre personave. 

Ata ishin bllokuar prej ditësh disa dhjetra metra nën tokë dhe vetëm pasditën e djeshme, vëllai i inxhinierit Ismail Hoxha, Sami Hoxha kishtë vënë alarmin për zhdukjen e tij. Inxhinieri gjithashtu ishte edhe pronari i minierës në Selishtë. 

Për të gjetur trupat e tyre u ngrit një grup avari-shpëtimi, të cilët të ndihmuar nga banorët e zonës u futën në galeri. Fillimisht u gjetën sendet personale të punonjësve dhe inxhinierit dhe vetëm 100 metra më larg edhe trupat e tyre të pajetë. 

Ende nuk dihet se përse zhdukja e tyre nuk ishte njoftuar më parë nga kolegët e punës dhe përse ishin vetëm ata që po punonin në galeri në momentin kur kanë ndërruar jetë. Ndërkohë Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet lidhur me tragjedinë dhe ka nisur marrjen në pyetjeve të punonjësve të tjerë të galerisë, e cila ka qenë jashtë funksionit që nga viti 2015. Hetimet kanë nisur për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes gjatë punës”, ku si pasojë ndërruan jetë dy punëtorët Fatos Çesku dhe Rexhep Rushiti. Edhe pse e shpallur jashtë funksionit, inxhinieri kishte gjetur mënyrën për të marrë sërish licencën. 

Prej 8 muajsh ai kishte hapur kompaninë “KACNIA HOXHA 1 D.I.O.E.M” dhe kishte marrë me qera disa galeri kromi në zonë. Por pikërisht galeritë që kishte hapur për të ngritur në këmbë biznesin, i kushtuan jetën…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos çesku ismail hoxha rruzhdi rrushiti tragjedi ne diber fatos çesku ismail hoxha rruzhdi rrushiti tragjedi ne diber

Sondazh

Poll