Aktualitet

Paralajmërimi i fortë! Brataj: Do mbyllim lokalet dhe restorantet nëse nuk respektoni masat, ilaçet mos i merrni sipas sigje

28 Tetor 2020, 22:16 Nga DOSJA
Paralajmërimi i fortë! Brataj: Do mbyllim lokalet dhe restorantet

TIRANË– Skënder Brataj u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e marra kundër Covid-19. I ftuar në “Repolitix”, Brataj tha se nëse nuk respketohen rregullat e vendosura, mund të mbyllen baret dhe restorantet.

Brataj u tha qytetarëve që edhe nëse kanë simptoma, të mos marrin ilaçe sipas mendjes dhe sugjerimit të kushërinjve apo të afërmve. Ai tha se për këtë gjë, duhet të konsultohen vetëm me mjekun.

“Njerëzit të gjithë që marrin në telefon thonë ‘a do mbyllemi?’ Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm do bashkëpunim. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata? Normale që mund të mbyllen, do merren masa nëse nuk respektohen rregullat,”– tha Brataj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll