Politike

“Kam turp të ndaj ekranin me ty”, plas mes Salianjit dhe Gjonit: Mos më trash zërin mua, fundërrinë politike

18 Prill 2019, 21:04 Nga DOSJA
“Kam turp të ndaj ekranin me ty”, plas mes Salianjit dhe

Ish-deputeti Ervin Salianji është përplasur me deputetin Ralf Gjoni, teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”. Ish-deputeti është shprehur se deputetët e “Opozitës së re”, nuk i hyjnë në punë as dreqit por janë futur në parlament për të marrë një rrogë.

Kurse Gjoni është përgjigjur duke theksuar se mënyra se si ish-deputetët duan t’i zgjidhin gjërat është me dhunë, duke kujtuar këtu edhe rastin që vetë atij i hodhën bojë, shumë pranë banesës së tij.

Pjesë nga debati

Salianji: Keta janë deputet që nuk i hynë në punë as dreqit, janë futur aty për të marrë një rrogë.

Gjoni: Mos guxo që të përmendësh atë moment më, se më zunë pritë. Kemi fëmijë, t’i nuk ke fëmijë. Alternativa jotë është dhuna. Ti më tregove mua bojën!

Salianji: Unë kam turp që ndaj ekranin me ty.

Gjoni: Bëhet fjalë me një pritë që më kanë bërë tek shtëpia ime, aty ku kalon vajza dhe gruaja ime. Alternativa e këtyre është dhuna. Mos më trash mua zërin më për raste të tilla. Të kësh turp ti dhe ai kryetari yt.

Salianji: Mos më trash mua zërin, fundërrinë politike

Gjoni: Ta trash ty kryetarit tënd dhe aleatëve të kryetarit tënd.

Salianji: Po ti je budalla fare

Gjoni: Ti je më i mençuri

Ralfi: Ore ju ish-deputet pse nuk keni depozituar në Kuvend për të ndryshuar sistemin në politikë

Salianji: Ka mundësi të largohesh pak andej se ndot ambientin

(a.b/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji ralf gjoni sherr mes salianjit dhe gjonit ervin salianji ralf gjoni sherr mes salianjit dhe gjonit

Sondazh

Poll