Aktualitet

E RËNDË në Dibër! Zhduken tre punëtorë të minierës “Balgjaj”, njëri gjendet i vdekur pas pesë orësh kërkime, miq

28 Tetor 2020, 20:24 Nga DOSJA
E RËNDË në Dibër! Zhduken tre punëtorë të

DIBËR– Tre punëtorë të minierës “Balgjaj” në Dibër kanë humbur kontaktet me familjen e tyre mbrëmjen e sotme, pasi kanë mbetur të bllokuar brenda galerisë. Policia njoftoi se në orën 18:15, është njoftuar nga familja e inxhinierit që nuk kishte kontaktuar me familjen prej orësh të tëra, dhe kanë nisur kërkimet.

Sami Hoxha, vëllai i njërit prej të zhdukurve, Ismail Hoxha, me profesion inxhinier, ka dhënë alarmin për këtë ngjarje të rëndë. Ai ka rrëfyer para policisë se i vëllai, bashkë me dy punëtorë të tjerë, nuk ishin kthyer në shtëpi ditën e sotme, dhe kanë humbur kontaktet prej orësh të tëra.  

Policia ka mbërritur në ambientet e minierës, por dyert e galerisë i ka gjetur të mbyllura. Ndërsa sendet e inxhinierit 62-vjeçar dhe të dy punëtorëve të tjerë, bashkë me celularët e tyre, i kanë gjetur të paprekura në dhomën e ndërrimit. Pas më shumë se pesë orësh kërkime, grupet e avari shpëtimit kanë krijuar kontakt me një prej minatorëve, por fatkeqësisht, kishte ndërruar jetë. Nuk dihet nëse i ndjeri është inxhinieri Hoxha apo një nga dy punëtorët e tjerë.

Familjarë, miq e të afërm, janë mbledhur në dhomën e ndërrimit e teksa mbajnë në duar sendet personale të punëtorëve të zhdukur, presin ndonjë lajm të mirë për dy shokët e tjerë. Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj u shpreh se nga informacionet e para që ka në minierën e Balgjajt ka një shembje masive. Lajm ky, që e rëndon situatën në Dibër. Kërkimet vijojnë ende.  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen tre punetore ne minieren e dibres diber tragjedia ne diber bllokohen tre punetore ne minieren e dibres diber tragjedia ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 20:22

TIRANË– Epidemiologu Ilir Mehmeti ka komentuar situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një shënim në priflin e tij në Facebook, Mehmeti shkruan se C...

Aktualitet 28 Tetor 2020, 15:45

TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së aplikantëve dy ditë pasi një prej aplikantëve të skualifikuar nga gara paditi drejt...