Aktualitet

U zhduk pa lënë gjurmë/ Vëllai i 19-vjeçares shqiptare në Greqi apel qytetarëve: Ju lutem nëse e keni parë na telefoni,

28 Tetor 2020, 17:56 Nga DOSJA
U zhduk pa lënë gjurmë/ Vëllai i 19-vjeçares

GREQI- Aris Vassilis vëllai i 19- vjecares Artemis Vassilis, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të flasin nëse dinë ndonjë gjë për motrën e tij e cila është zhdukur prej disa javësh. Ai thotë se deri më tani nuk kanë asnjë informacion sakaq kërkon që njerëzit që mund ta kenë parë t’i telefonojnë dhe t’i tregojnë nëse është mirë. 

“Për fat të keq, ne nuk kemi ende ndonjë lajm, as ne dhe as Policia. Nëse ajo është me dikë dhe është mirë, na tregoni. Na merrni në telefon. Ne e duam atë” tha ai në një intervistë për televizionin Mega.

 

19-vjeçarja Artemis Vasilis, është zhdukur mw 17 tetor tw kwtij viti. Sipas mediave të huaja ajo kishte dalë  nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe nuk është kthyer më në banesë. Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Sipas familjarëve, vajza kur doli nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro. Vajza ishte takuar me dikë dhe së fundmi ishte divorcuar me burrin 24 vjeçar me të cilin ishte në lidhje. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vassilis zhduket 19 vjecarja ne greqi artemis vassilis zhduket 19 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 15:45

TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së aplikantëve dy ditë pasi një prej aplikantëve të skualifikuar nga gara paditi drejt...