Aktualitet

“Na tronditën..Zoti u dhëntë forcë”/ Miq e kolegë shprehin dhimbjen pas vdekjes së Irena e Agron Bajlozit, Prrenjasi n

28 Tetor 2020, 18:12 Nga DOSJA
“Na tronditën..Zoti u dhëntë forcë”/ Miq e

TIRANË– Qytetarët e Prrenjasit janë shprehur të keardhur përpara kamerave për humbjen e mësueses Irena Bajlozi, dhe vëllait të saj Agron Bajlozi, të cilët ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Në një prononcim për AbcNews, qytetarë që i njihnin dy të ndjerët, shprehin fjalët më të mira për ta.

Nuk bën nëna mësuese të dytë si ajo,”- thotë një kolege për Irenën.

“Në të vërtetë kemi mbetur të shokuar, pa fjalë, ishte një gjë që edhe tani mendoj se nuk është e vërtetë,”- thotë një tjetër.

“Sot ka qenë një ditë e shumë e trishtë dhe jemi shumë të mërzitur. Situata kërkon që ne ta përballojmë këtë dhimbje për humbjen e një kolegeje me kontribute në Përrenjas,”- shton një tjetër.

“Zoti u dhënë forcë e durim, kurajo. Njerëz të sjellshëm të respektuar të dashur. Nuk e di. Duhen dëgjuar specialistët, larg politikës. Populli nëse dëgjon ekspertët do të kemi më pak humbje. Është një ngjarje e hidhur që na ka tronditur, gjithë qytetin. Një qytezë e vogël ka një dhimbje të madhe, papërgjegjshmëri e jona,”- thotë dikush më tej.

Vëlla e motër ndërruan jetë një ditë pas njëri-tjetrit. Ata ishin të infektuar me Covid-19 dhe prej dy javësh trajtoheshin në spital, por nuk ja dolën mbanë. Gjatë 24 orëvet ë fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se gjashtë persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë infektuar 311 qytetarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron bajlozi irena bajlozi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi agron bajlozi irena bajlozi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 15:45

TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së aplikantëve dy ditë pasi një prej aplikantëve të skualifikuar nga gara paditi drejt...