Aktualitet

28 Tetor 2020, 20:22 Nga DOSJA

TIRANË– Epidemiologu Ilir Mehmeti ka komentuar situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një shënim në priflin e tij në Facebook, Mehmeti shkruan se CFR-ja (case fatality rate) është ulur në Shqipëri. Sipas epidemiologut shtimi i testimeve ka bërë që CFR-ja në Shqipëri të bjerë nga rreth 3.0% në 2.47%.

Ai shton se vdekshmëria e vërtetë (IFR) është rreth 12 fish më e ulët se ajo që raportohet nga rastet e gjetura.

Statusi i plotë: “Ato çka bota duhet të çrrënjosë janë frika dhe injoranca.” Cit.: Jan Masaryk (Diplomat – 1886-1948) Miqtë e mi, frika ushqehet nga mungesa e njohurisë! Nuk bën dallim në asnjë situatë, përfshirë pandemitë. Bota u tmerrua në pranverë nga vlerat hiperbolike të vdekshmërisë nga COVID-19 dhe u struk nga frika pa kuptuar që ajo që raportohej ishte në fakt CFR-ja (case fatality rate), e cila asnjëhërë nuk është shifra e vërtetë në nivel popullate. Ajo që duhet të dijë popullata është IFR-ja (infection fatality rate), duke ia lënë CFR-në mjekëve të cilëve u shërben kjo e fundit më shumë. Pas disa muajsh pandemie shumë studime dolën dhe u botuan, por sot do të mbuloj një studim të veçantë për disa arsye: Së pari, botohet më datë 14 tetor 2020 në Buletinin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, organi më i lartë ndërkombëtar. Së dyti, autori është Prof. Ioannidis, një ndër epidemiologët më të njohur në nivel botëror, Profesor i Epidemiologjisë në Universitetin Stanford, pak leksione të të cilit kam patur fatin t’i ndjek personalisht. Së treti, është një rishikim i plotë i literaturës së deritanishme dhe, si rrjedhojë, niveli më i lartë i evidencës mjekësore. Pasi studioi 61 studime dhe 8 raportime kombëtare paraprake, Prof. Ioannidis del në përfundimin se: IFR-ja (vdekshmëria nga infeksioni) mediane në 51 lokacione të marra së bashku është 0.27% (e korrigjuar = 0.23%). Po, po! E lexoni saktë! 0.27%! IFR-ja (vdekshmëria nga infeksioni) luhatet nga 0.00% deri në 1.54% në shtete të ndryshme. Më në detaj: IFR = 0.09% në zonat me më pak se 118 vdekje / 1 milionë banorë (që është mesatarja globale). IFR = 0.20% në zonat me 118-500 vdekje / 1 milionë banorë. IFR = 0.57% në zonat me mbi 500 vdekje / 1 milionë banorë. (P.sh. Italia ka 624 vdekje / 1 milionë banorë dhe në fakt CFR-ja e 30 ditëve të fundit është 0.64%) Marrim shtetin tonë, se ai na intereson më shumë: Shqipëria ka aktualisht 169 vdekje / 1 milionë banorë. (IFR = 0.20% mbështetur mbi Prof. Ioannidis) CFR aktuale në Shqipëri është 2.47% Pra, vdekshmëria e vërtetë (IFR) është rreth 12 fish më e ulët se ajo që raportohet nga rastet e gjetura. Në fakt, me shtimin e testimeve (pra gjetjen e më shumë rasteve të lehta), CFR-ja në Shqipëri ka rënë nga rreth 3.0% në 2.47%, pra efekti ndjehet edhe me ato pak testime të shtuara. Por Prof. Ioannidis nuk ndalet këtu. Ai gjithashtu përllogariti se: IFR-ja = 0.05% te personat <70 vjeç (CI95% 0.00% – 0.31%). Kujtoj që gripi sezonal e ka IFR-në rreth 0.10% – 0.15%. Kujdes: IFR-ja nuk duhet konsideruar si konstante e fiksuar dhe luhatet në shtete të ndryshme, në varësi të karakteristika të popullatës (mosha, dendësia, etj.) si edhe nga faktorë lokalë. Pra, miqtë e mi, kuçedrës po i priten kokat vazhdimisht. Mbetet kuçedër por jo me dhjetë koka! Mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat po flasin! Ndërkohë, së bashku, vazhdojmë zbatojmë masat e mbrojtjes personale dhe familjare! Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Gjatë 24 orëve në Shqipëri kanë ndërruar jetë gjashtë persona, ndërkohë që janë infektuar 311 të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir mehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir mehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 15:45

TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së aplikantëve dy ditë pasi një prej aplikantëve të skualifikuar nga gara paditi drejt...