Aktualitet

Bum infeksionesh në Fier/ 66 të prekur brenda 24 orëve të fundit, mes tyre 20 mësues dhe nxënës të shkollave të ndryshm

28 Tetor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Bum infeksionesh në Fier/ 66 të prekur brenda 24 orëve të

FIER-Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme bëri të ditur se gjatë  24 orëve të fundit në qytetin e Fierit janë infektuar me koronavirus 66 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infekturve janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse 20 nxënës dhe mësues nga shkolla të ndryshme të qytetit.

Ndërkohë mësohet se ndër të prekurit ka dhe punonjës shëndëtsor sakaq një pjesë tjetër e të infektuarve janë në një kompani private e cila siç raportohet, ka dhe numrin më të lartë të të infektuarve.

Ditën e sotme në vendin tonë janë raportuar 6 humbje jete dhe 311 raste të reja. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri kanë vdekur 493  persona dhe janë infektuar 200,40 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Tetor 2020, 15:45

TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka sqaruar mënyrën e përzgjedhjes së aplikantëve dy ditë pasi një prej aplikantëve të skualifikuar nga gara paditi drejt...