Aktualitet

Tragjeditë e njëpasnjëshme, efektivi që sot vdiq një ditë pas të motrës nga Covid-19, kishte humbur djalin e vetëm shta

28 Tetor 2020, 15:43 Nga DOSJA
Tragjeditë e njëpasnjëshme, efektivi që sot vdiq një

TIRANË– Agron Bajlozi, i cili sot ndërroi jetë nga Covid-19 një ditë pas të motrës Irena, kishte përjetuar një tjetër humbje, pak vite më parë. Bëhet fjalë për të birin Serdi Bajlozi, i cili në moshën 17-vjeçare u vra gabimisht në korrik të vitit 2013.

Adoleshenti ishte me pushime tek halla e tij, në verën e vitit 2013, kur plumbi që nuk ishte për të, i mori jetën gabimisht. 17-vjeçari, djali i vetëm i familjes Bajlozi humbi jetën, bashkë me dy persona të tjerë, pas një sherri banal që ndodhi në Vlorë, vetëm një muaj para se të festonte 18-vjetorin e lindjes.

Por vuajtjet në këtë familje nuk kanë përfunduar me kaq. Një ditë më parë humbi jetën Irna, e ndërsa sot Agroni, këtë herë të dy vdiqën pas luftës më virusin e tmerrshëm Covid-19 dhe pas dy javëve përpëlitje në spital.

Agron Bajlozi ishte efektiv i Policisë kufitare në Qafë Thanë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron bajlozi irena bajlozi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi agron bajlozi irena bajlozi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll