Politike

Monika Kryemadhi kërkon falje: Kemi bërë dhe gabime pa dashje…bindni farefisin e krushqinjtë që të votojnë, do preferoj

28 Tetor 2020, 18:23 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi kërkon falje: Kemi bërë dhe gabime pa

FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kërkuar falje pasditen e sotme, e pranishme në Fier, në një bisedë me qytetarët e banorët e Dermenasit në Fier, Kryemadhi tha se duhet të kërkojë falje pasi ka bërë edhe gabime pa dashje.

“Në fakt ne kur vijmë që takohemi me banorët flasim gjithmonë sa keq është por duhet të kërkojmë ndonjëherë dhe falje sepse padashje kemi bërë gabime dhe padashje nuk kemi qenë të vëmendshëm gjatë gjithë këtyre gjërave të mrekullueshme kur banorët i kanë ruajtur me vite të tëra për mos u dëmtuar. Ndërsa politika me indiferencën e saj jo vetëm që nuk i ka ruajtur por i ka shkatërruar më tej. Kur flasim për papunësinë të gjithëve na shkon në mendje fjalët, premtimet e Edi Ramës që thoshte do të krijojmë 300 mijë vende pune,”- tha Kryemadhi.

Më pas, kryetarja e LSI-së, ftoi të gjithë qytetarët që tu bënin thirrje krushqinjve e çdo njeri në farefis për të votuar. Kryemadhi tha se do të kishte dëshirë që të votonin LSI-së, por mjafton që të mos votojnë kryeministrin Edi Rama.

Dhe 25 prilli ka për të qenë dita që aksidenti Rama do të mbyllet dhe do të mbarojë përfundimisht dhe jo vetëm si aksident, por do të jetë me një goditje dërrmuese që mos të guxojë më njeriut t’i shkojë në mendje që të bëhet fenomeni Rama sepse dënimi dhe shpagimi do të jetë i tmerrshëm dhe i pallogaritshëm. Nuk janë  politikanët ata që dënojnë politikanët por është verdikti i popullit që e dënon me votë çdo politikan dhe çdo mostër politike që tallet me fatin e popullit të tij dhe të njerëzve të tij prandaj unë do t’ju kërkoja që në 25 prill, jo vetëm në Dërmenas, jo vetëm këtu ku jemi, por në çdo lidhje, krushqi, miqësi, shoqëri, farefis që keni me njëri-tjetrin, bindini ata, bisedoni me ta. Nuk ka rëndësi se për kë forcë politike votojnë. Ne do të donim që të na votonit LSI, por mjafton që të shkojnë dhe mos të votojnë Rilindjen e Edi Ramës, por të votojnë çdo forcë politike, çdo kandidat politik, i cili i përfaqëson ata. Vetëm kështu, ne mund të ndryshojmë realitetin, vetëm kështu ne mund t’i bëjmë njerëzit që të kuptojnë dhe vetëm kështu ne mund të rikthejmë besimin në demokraci,”– tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryemadhi ne fier monika kryemadhi kryemadhi ne fier monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 17:44

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ditën e sotme mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Të rinjtë, migracioni dhe sf...