Politike

Mbyllet Forumi Ballkanik Kundër Antisemitizmit, Balla: Në vitin 2020 nuk ka vend për urrejtje, dhuna sjell vetëm dhunë

28 Tetor 2020, 18:22 Nga DOSJA
Mbyllet Forumi Ballkanik Kundër Antisemitizmit, Balla: Në vitin 2020

TIRANË– Forumi Ballkanik Kundër Antisemitizmit është mbyllur pas disa orësh bashkëbisedimeve online. Ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ai që mbajti dhe fjalën përhsëndetëse. Balla falenderoi të gjithë pjesëmarrësit teksa u shpreh se në vitin 2020, nuk ka më vend për urrejtje.

Ky ishte një event historik. Dua të falënderoj presidentin Sassoli, kryeministrin Rama, Sekretarin e Shtetit Pompeo, të dërguarin special dhe miq të tjerë që diskutuan. Dua t’i uroj shërim të shpejtë zonjës Gjylameti që nuk mori pjesë, por mori pjesë aktive në këtë konferencë. Ky ishte një bashkëpunim i frytshëm dhe besoj se do të vazhdojë dhe më tej. Nuk ka vend për antisemitizëm në vitin 2020,”– tha Balla ndër të tjera.

Në këtë forum morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike forumi ballkanik kundër anti-semitizmit taulant balla forumi ballkanik kundër anti-semitizmit taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 17:44

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ditën e sotme mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Të rinjtë, migracioni dhe sf...