Politike

“Evropa duhet t’i japë fund diskriminimit”/ Presidenti i PE Sassoli: Shqipëria ka bërë hapa para, ju i mbrojtët hebre

28 Tetor 2020, 15:55 Nga DOSJA
“Evropa duhet t’i japë fund diskriminimit”/ Presidenti i

BRUKSEL- Presidenti i Parlamentit Evropian Davide Sassoli, mori fjalën pas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Konferencën Kundër Antisemitizmit. Sassoli tha se Evropa duhet t’i japë fund diskriminimit ndaj hebrenjve, dhe të shohë sesi Shqipëria e ka një histori krenare me ta.

“Ky është një aktivitet për të cilin kemi nevojë në këto kohë të vështirsa, lufta kundër antisemitizmit është më e rëndësishme se kurrë. Uroj të mos kemi kurrë më persekutime të minorancave, të mos ketë më nazizëm, urrejtje dhe luftëra. Në Europë duhet të ketë një jetë pa shqetësime, t’i jepen fund incidenteve diskriminuese ndaj hebrenjve, të lëmë pas krahëve historinë e 75 viteve më parë.

Të reagojmë sa herë antisemitizmi dhe racizmi ngrenë kokën duhet ti shohim siç janë: sulm ndaj të drejtave të njeriut. Shqipëria ka bërë hapa para me definimin e antisemitizmit, kjo është pjesa e historisë tuaj krenare që i mbrojtët hebrenjtë dhe duke i fshehur ata. I gjithë ky është shembull i qartë i humanitetit tuaj. Shembulli i Shqipërisë duhet ndjekur nga kombe të tjera. Antisemitizimit duhet t’i krijojnë një front të bashkuar. Të bashkojmë forcat tona, kjo është prova e disatë që kemi një fat të përbashkët dhe një të ardhme për të jetuar sëbashku,”-tha Sassoli. 

Deklarata e Sassolit u bë gjatë Forumit Ballkanik kundër Antisemitizmit. Aktiviteti u mbajt online dhe u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë forum morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike davide sassoli konferenca ballkanike e antisemitizmit konferencë kundër antisemitizmit në tiranë davide sassoli konferenca ballkanike e antisemitizmit konferencë kundër antisemitizmit në tiranë

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 15:26

TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zbuloi para të pranishmëve në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kur tha se në vendlindjen e tij, në një ambie...

Politike 28 Tetor 2020, 12:58

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Në një postim në rrjetet soc...