Politike

Forumi Ballkanik i Antisemitizmit, Osmani: Do ndërmarrim një një program edukimi lidhur me këtë luftë. Do edukojmë të ri

28 Tetor 2020, 16:51 Nga DOSJA
Forumi Ballkanik i Antisemitizmit, Osmani: Do ndërmarrim një një

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të gjitha vendet e botës të bashkohen në këtë luftë. Në një lidhje online, teksa mori pjesë në Forumin Ballkanik të Antisemitizmit, Osmani falenderoi Shqipërinë për nismë dhe shtoi se ky duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë.

Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të mbështetur çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit. Ajo shtoi gjithashtu se Kosova ka ndërmend të ndërmarrë një program edukimi lidhur me luftën kundër antisemitizmit, se si të edukojmë të rinjtë në lidhje me këtë.

“Po përballemi me një armik që shkon kundër civilizimit. Nuk ka asnjë justifikim për format e diskriminimit. Janë akte kundër dinjitetit. Duhet të bashkojmë forcat në luftën kundër antisemitizmit. Komuniteti hebre kërkon konfirmim nga të gjithë ne për të luftuar kundër antisemitizmit, në mënyrë që të kemi një të ardhme sa më të mirë. Përgëzoj Shqipërinë për hapin e rëndësishëm që ndërmori. Shqiptarët e kuptuan shumë kohë më parë se si duhen përkrahur hebrenjtë. Pak e dinë historinë e Shqipërisë në rang global dhe të gjitha përpjekjet e tyre që kanë bërë në lidhje me hebrenjtë. Kjo është një mundësi e madhe për ta rikujtuar edhe njëherë atë kapitull, por edhe një mundësi për të gjithë ne për të reflektuar se si të veprojmë të gjithë bashkë për të luftuar me përgjegjshmëri kundër antisemitizmit. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ecur përpara në këtë drejtim. Konfirmoj gatishmërinë e Kosovë dhe përpjekjen e popullit tonë për të mbështetur çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit. Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Kemi ndërmend të ndërmarrim një program edukimi lidhur me luftën kundër antisemitizmit, se si të edukojmë të rinjtë në lidhje me këtë,”- tha Osmani.

Deklarata e Osmanit u bë gjatë Forumit Ballkanik kundër Antisemitizmit. Aktiviteti u mbajt online dhe u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë forum morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike forumi ballkanik kundër anti-semitizmit vjosa osmani forumi ballkanik kundër anti-semitizmit vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 15:26

TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zbuloi para të pranishmëve në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kur tha se në vendlindjen e tij, në një ambie...