TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ditën e sotme mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass.
Në fjalimin e tij Cakaj tha se Shqipëria do të bëjë çdo përpjekje që një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
Në një njoftim të Ministrisë bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe për liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilin Cakaj theksoi se është një proces i stërvonuar. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”. Gjatë diskutimit me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, siç bën me dije Kryediplomati Cakaj në një reagim në Facebook, u theksua përkushtimi i fortë të Shqipërisë për të çuar përpara të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si çelës për t’i siguruar një perspektivë më të ndritshme shoqërisë shqiptare e rinisë në veçanti, pra zhvillimin e një jete në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, në Shqipëri. “Shqipëria, populli i të cilës mbështet në masë më shumë se 90% procesin e integrimit evropian, natyrisht, do të vazhdojë pa kursyer asnjë përpjekje për t’u bërë një ditë anëtare e familjes së vendeve të Evropës së bashkuar”, theksoi Ministri në detyrë Cakaj në postim. Një çështje tjetër e diskutuar gjatë konferencës ishte liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilin Cakaj theksoi zëshëm se është një proces i stërvonuar dhe se, sipas tij, Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Evropës.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripublikuar shqetësimin e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister, i cili tha se...
TIRANË- Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Elisa Spiropali, i është pëgjigjur Ilir Metës, pasi ky i fundit i ka dërguar një letër zyrtare ministres së...
TIRANË– Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur që të garojë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill. Në një...
TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të gjitha vendet e botës të bashkohen në këtë luftë. Në një lidhje online, teksa mori ...
TIRANË– Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me votimin në Kuvendin e Shqipër...
FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka gjetur një mënyrë se sit ë zgjidhet problemi i naftëtarëve dhe ata të dalin nga greva. N...
BRUKSEL- Presidenti i Parlamentit Evropian Davide Sassoli, mori fjalën pas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Konferencën Kundër Antisemitizmit. Sas...
SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dhënë një mesazh të fortë për rolin e shqiptarëve në luftën kundër anti-semitizmit. Gjatë fjalës së tij, në K...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ndau me të pjesëmarrësit në Konferencën Kundër Antisemitizmit një histori të dy vëllezërve shqiptarë që përgjatë luftës së Dytë Bo...
Politike28 Tetor 2020, 15:26
TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zbuloi para të pranishmëve në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kur tha se në vendlindjen e tij, në një ambie...