Politike

Votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, McAllister: Po injorohen thirrjet ndërkombëtare, më shqetëson fakti që s’u prit

28 Tetor 2020, 16:50 Nga DOSJA
Votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, McAllister: Po injorohen thirrjet

TIRANË– Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me votimin në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, McAllister shkruan se është shumë i shqetësuar që këto ndryshime do të votohen nesër pa pritur opinion e Venecias. Ai shton gjithashtu se votimi i këtyre ndryshimeve do të pengojë hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit për Shqipërinë, dhe rrjedhimisht integrimin e vendit tonë drejt BE-së.

“Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër. Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit,”- tha McAllister.

Një ditë më parë Komisioni i Venecias, me anë të një letre drejtuar Presidentit Ilir Meta, njoftoi se ka marrë në shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por që nuk do të ndiqet procedura urgjente, siç ishte kërkuar nga Meta. Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio shkruante në letër se opinioni do të jetë gati në muajin dhjetor për të ardhur në Shqipëri, jo më parë. Gjithsesi, maxhoranca është treguar e prerë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të votohen nesër në Kuvend. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david mcallister ndryshimet ne kodin zgjedhor david mcallister ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 15:26

TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zbuloi para të pranishmëve në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kur tha se në vendlindjen e tij, në një ambie...