Politike

“Shqipëria, mik i madh i SHBA-ve”/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mesazh për shqiptarët: Ju i ndihmuat hebrenj

28 Tetor 2020, 15:42 Nga DOSJA
“Shqipëria, mik i madh i SHBA-ve”/ Sekretari Amerikan i

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dhënë një mesazh të fortë për rolin e shqiptarëve në luftën kundër anti-semitizmit. Gjatë fjalës së tij, në Konferencën Ballkanike Kundër Antisemitizmit, Pompeo tha se historia e Shqipërisë me hebrenjtë është një nder për vendin, ndërsa shtoi se tashmë puna duhet fokusuar tek të gjitha vendet myslimane, ku antisemitizmi është një problem real.

“Shqipëria, një mik i madh i SHBA-ve. Dha një ndihmë të madhe për hebrenjtë për t’i shpëtuar nazismit. Ju iu dhatë strehë. Pas luftës kishte më shumë hebrenj që jetonin në Shqipëri. Nder për Shqipërinë, trashëgiminë dhe historinë e saj. Por ne nuk jemi këtu të flasim vetëm për historinë por të ngremë zërin kundër antisemitizmit.

Duhet të identifikojmë këtë problem dhe siç tha edhe Trump, është me rëndësi të të identifkohet dhe të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Ka një përhapje të antisemitizmit dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasim në emër të tolerancës. Ka vendosmëri për të mbrojtur të drejtën e çdo burri dhe gruaje. Ju faleminderit. Zoti i bekoftë shqiptarët!”-tha Pompeo. 

Deklarata e Pompeos u bë gjatë Forumit Ballkanik kundër Antisemitizmit. Aktiviteti u mbajt online dhe u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë forum morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca ballkanike e antisemitizmit konferencë kundër antisemitizmit në tiranë mike pompeo konferenca ballkanike e antisemitizmit konferencë kundër antisemitizmit në tiranë mike pompeo

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 15:26

TIRANE- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi zbuloi para të pranishmëve në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit, kur tha se në vendlindjen e tij, në një ambie...

Politike 28 Tetor 2020, 12:58

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Në një postim në rrjetet soc...