Politike

Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria, reagon Yuri Kim: E mrekullueshme kur shikon që fëmijët u çliruan nga ISIS! Shpresoj që

28 Tetor 2020, 13:51 Nga DOSJA
Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria, reagon Yuri Kim: E mrekullueshme kur

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar lidhur me operacionin e shpëtimit nga kampi ‘Al-Hol’ të Endri Dumanit, Floresha Rashës dhe 3 fëmijëve të saj.

Kim thotë se qeveritë duhet të vijojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria, teksa aty ku justifikohet të përballen me drejtësi. Më tej ajo shton se është e mrekullueshme të shohësh fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS.

STATUSI NGA YURI KIM

E mrekullueshme për të parë këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se hapat e tjerë do të ndjekin. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur justifikohet, të përballen me drejtësinë.

4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar ditën e djeshme në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri yuri kim riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 12:58

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Në një postim në rrjetet soc...