Politike

Antisemitizmi, Pompeo: Shqipëria, mik i SHBA- ve, Zoti i bekoftë shqiptarët! Rama: Historia jonë me hebrenjtë, nder, do të

28 Tetor 2020, 08:50 Nga DOSJA
Antisemitizmi, Pompeo: Shqipëria, mik i SHBA- ve, Zoti i bekoftë

TIRANE“Zoti i bekoftë shqiptarët”, ky ishte mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në mesazhin e tij të shkurtër në Konferencën Ballkanike Kundër Antisemitizmit. Pompeo konfirmoi edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, Shqipëri-SHBA, dhe theksoi se vendi ynë është një “mik i madh i SHBA-ve“.  Pompeo gjithashtu kujtoi historinë e shqiptarëve dhe hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore, dhe shtoi se “ju i strehuat ata nga nazistët”.

Mesazhi i Pompeo, u parapri nga fjala e kryeministrit Edi Rama. Në emër të qeverisë shqiptare, kryeministri u zotua për rolin konstruktiv të Shqipërisë në raport me hebrenjtë, dhe ndikimin pozitiv në Ballkan. Rama solli në kujtesë rastin e dy vëllezërve shqiptarë, që shpëtuan një familje hebrenje dhe u vetëdorëzuan në vend të tyre te nazistët.

Kryeministri gjithashtu premtoi ndërtimin e një muzeu në nder të komunitetin hebre. Rama tha se as komunizmi nuk i ‘shuajti’ dot këto marrëdhënie, ku pavarësisht se emri i rrugës “Rruga e Hebrenjve” u ndryshua, shqiptarët vazhdonin ti referoheshin po njësoj. 

Pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, i cili theksoi se zhvillimet në Evropë tregojnë rëndësinë për t’i dhënë fund diskriminimit të hebrenjve.

Deklaratat u bënë gjatë Konferencës së Parë Ballkanike Kundër Antisemitizmit, e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Konferenca nisi në orën 16:00 dhe fjala hapëse u mbajt nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për t’u pasuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.   Në konferencë morën pjesë edhe kryeparlamentarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi si dhe senatorë amerikanë, zyrtarë nga OKB dhe Mbretëria e Bashkuar.

Por çfarë është Antisemitizmi? 

Të gjitha format e paragjykimit, urrejtjes dhe diskriminimit ndaj hebrenjve përbëjnë antisemitizmin. Ky term, i cili në bazë të etimiologjisë sugjerohet se është shpikur në Gjermani në fund të shekullit të 19-të, përkthehet në shqip si “urrejtja ndaj hebrenjve”. Konferenca e zhvilluar sot në Shqipëri, vjen pas miratimit një javë më parë në Kuvendin e Shqipërisë të një rezolute të veçantë kundër Antisemitizmit, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për zhvillimin e vlerave, që përkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokolmit të vitit 2000. Forumi i zhvilluar sot synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të luftuar bashkarisht kundër anti-semitizmit.

(F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike davide ssasoli edi rama forumi ballkanik kundër anti-semitizmit mike pompeo davide ssasoli edi rama forumi ballkanik kundër anti-semitizmit mike pompeo

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 12:58

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Në një postim në rrjetet soc...