Politike

PD akuza qeverisë/ Bardh Spahia: Eurostat rrëzoi propagandën e Ramës, shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetin se ve

28 Tetor 2020, 12:33 Nga DOSJA
PD akuza qeverisë/ Bardh Spahia: Eurostat rrëzoi propagandën e

TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverisë se po i detyron qytetarët të paguajnë dy herë më shtrenjtë për shërbimin shëndetësor, duke risjellë në dukje shifrat e Eurostat, të publikuara disa javë më parë.  Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se të gjithë vendet e rajonit i kanë çmimet për trajtim shëndetësor më të lira se të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË I BARDH SPAHISË: 

QYTETARET PAGUAJNE DYFISH SHERBIMIN SHENDETESOR PASI QEVERIA I VJEDH!!!

Ja shëndetësia “falas” e Edi Ramës. Sipas shifrave të Eurostat, jo të PD, shqiptarët shpenzojnë shumë më tepër, se cdo popull tjetër i rajonit për shërbimet shëndetësore. Shqiptarët paguajnë më shumë se qytetarët e Serbisë, të Malit të Zi, të Bosnjë Hercegovinës e Maqedonisë së Veriut.

Shëndetësia e koncesioneve dhe e tenderave të errët, po cënon direkt shërbimet ndaj qytetarëve dhe me pandeminë Covid-19 cdo qytetar i prekur po e kupton se shëndetësia “falas” e Edi Ramës po u kushton shtrenjtë, pasi po paguajnë vetë trajtimin e kushtueshëm që u shpëton jetën!

Ky është realiteti që nuk mbulohet dot me propagandën e ERTV-së! Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë situatën e errët ku Edi Rama e ka futur këtë vend, e që nuk mbulohet dot më me propagandë sepse i ka kaluar kufijtë si llogjikë ashtu edhe territorialë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia shëndetësia në shqipëri bardh spahia shëndetësia në shqipëri

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 08:40

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në lidhje me rëndimin e situatës me pandeminë e koronavir...