Politike

28 Tetor 2020, 12:58 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shpërndarë pamje nga takimi ndërsa thotë se me ambasadoren u diskutuan çështjet e integrimit, dhe se vendi ynë është ende larg përmbushjes së kushteve për realizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS: 

Pranova me shumë kënaqësi Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Elisabeth Barsacq. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian.

Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Inkurajova rritjen e investimeve franceze në Shqipëri dhe, në këtë kuadër, shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në vendin tonë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisabeth barsacq ilir meta integrimi i shqiperise ne be konferenca e pare me be elisabeth barsacq ilir meta integrimi i shqiperise ne be konferenca e pare me be

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 08:40

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në lidhje me rëndimin e situatës me pandeminë e koronavir...