Politike

‘Shiko punën tënde’/ Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës: Për situatën e COVID pyetëm ministren e

28 Tetor 2020, 10:27 Nga DOSJA
‘Shiko punën tënde’/ Presidenca i përgjigjet

TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas përgjigjes që ky i fundit dha ndaj letrës së dërguar nga Meta. Edhe pse i përfshirë ishte dhe Rama, Blushi shkruan se letra nuk ishte dërguar për të por për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Ndërkohë që i ka cituar edhe ligjet në Kushtetutë, ku presidenti merr kompetencat për pyetjen.

Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë. Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,”-shkruan ministrja.

POSTIMI I PLOTË: 

Shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sikundër u bë sot publike, i është drejtuar me një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë, Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit, në respekt edhe të Kushtetutës:

NENI 23, PIKA 2
“Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”

NENI 93, GËRMA “H” Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre. Kryeministri ende në detyrë, së pari bën mirë të lexojë me kujdes të vetmen Kushtetutë që ekziston në Republikën e Shqipërisë. Së dyti i kujtojmë se është dekretuar për të qenë edhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe jo ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë. Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sikundër është në pritje, në vijim edhe të komunikimit të drejtpërdrejtë që ka patur me znj.Manastirliu, për të sjellë propozime për vlerësimin e figurave të shquara të mjekëve e infermierëve me kontribut të vyer në luftën kundër COVID-19.

LAJMI I FUNDIT: ‘A kemi staf mjatueshëm?’/ Presidenti Meta i kërkon ‘llogari’ Ramës dhe Manastirliut: Situata me COVID-19 po përkeqësohet. Kryeministri: Shiko punën tënde, mos ndërhyr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta leter publike edi rames tedi blushi ilir meta leter publike edi rames tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 08:40

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në lidhje me rëndimin e situatës me pandeminë e koronavir...