Politike

Kryebashkiaku i Gjirokastrës preket nga COVID-19? Flamur Golemi sqaron gjendjen e tij: Po pres akoma përgjigjen e ISHP-së, po

28 Tetor 2020, 10:42 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Gjirokastrës preket nga COVID-19? Flamur Golemi sqaron

GJIROKASTËR– Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale. Golemi shkruan se ka simptoma të lehta dhe për të shmangur përhapjen e pandemisë, është vetë-izoluar në banesën e tij. Megjithatë nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e ISHP-së.

“Miq, pas disa simptomave të lehta që më janë shfaqur një ditë më parë, të ngjashme me Covid 19, vendosa të izolohem në banesë, për të mos rrezikuar kolegët në punë dhe persona të tjerë me të cilët do të kisha kontakt. Kam kryer tamponin dhe po pres zyrtarisht nga ISHP-ja përgjigjen . Ndërkohë do të vazhdoj të ndjek punët dhe detyrat në distancë nga shtëpia. Jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe po pres rikuperimin e plotë për t’iu rikthyer sërish angazhimeve si më parë. Ju falënderoj për qindra mesazhe e telefonata që kam marrë fill pas publikimit të nxituar të lajmit në disa media. Duke u kujdesur për veten dhe familjen tuaj do ta mbani larg Covid 19 dhe së bashku do ta fitojmë luftën me armikun e padukshëm. Ju përshëndes!,”-shkruan ai. 

Deri më tani në Gjirokastër nga pandemia e koronavirusit janë infektuar 128 persona, ndërsa në rang vend numërohen 19.700 raste të infektuara. Nga të prekurit me COVID-19, kanë ndërruar jetë 487 persona, mes tyre edhe të rinj për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur golemi flamur golemi me covid flamur golemi flamur golemi me covid

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 08:40

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në lidhje me rëndimin e situatës me pandeminë e koronavir...