Politike

Rama i bën sërish thirrje grevisteve të Ballshit: Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim

28 Tetor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Rama i bën sërish thirrje grevisteve të Ballshit: Jam gati

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit. Ai i bën thirrje që të dalin nga greva në mënyrë që të nisin bisedimet, duke iu thënë se është i gatshëm që të shkojë dhe të bisedojë me ato.

Rama shkruan në ‘Twitter’ se po punon që të flasë me investitorët që të rindezin rafinerinë e se greva nuk i ndihmon për asgjë.

‘Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!’

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama reagon per greven e naftetareve greva e naftetareve e ballshit edi rama reagon per greven e naftetareve greva e naftetareve e ballshit

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2020, 08:40

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në lidhje me rëndimin e situatës me pandeminë e koronavir...