Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas drejtuesin e motoçikletës, 60-vjeçari në gjendje të rëndë

19 Prill 2019, 06:44 Nga DOSJA
Aksident në Shkodër/ Kamioni përplas drejtuesin e

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në Melgushë, në aksin Shkodër-Bushat. Mësohet se një kamion ka përplasur një motoçikletë duke aksidentuar drejtuesin e saj.

I aksidentuari është identifikuar si Zef Paloka, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Informacion Paraprak

Me datë 19.04.2019 rreth orës 08:40 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, një motorçikletë është përplasur me mjetin tip Kamion me drejtues shtetasin E. Z. ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi Z. P. 60 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder zef paloka aksident ne shkoder zef paloka

Sondazh

Poll