Art&Argëtim

Nuk mbante dot në krahë fëmijët, babai humb 42 kg në 5 muaj, bën ndryshim drastik (FOTO)

19 Prill 2019, 08:58 Nga DOSJA

MONTANA- Jeremiah Peterson, burri 40-vjeç nga Montana arriti të humbte 42 kilogramë në 150 ditë. Në një postim të kohëve të fundit në Instagram, Jeremiah shfaqi motivimin e tij, duke shpjeguar se dashuria e tij për familjen, është ajo që e frymëzon atë për të qëndruar i përshtatshëm dhe i shëndetshëm çdo ditë.

“Unë dua të hyj në formë sepse nuk kam energji të mjaftueshme për të qenë produktiv në punë,” shkruajti Peterson në profilin e tij.

Ndryshimi që Peterson pësoi nga dieta e tij, ishte vërtetë i dukshëm, dhe nga një baba me një fizik që linte për të dëshiruar, ai u kthye në një fizik të lakmuar nga të gjithë. Me muskuj dhe 42 kilogramë më pak, tashmë 40-vjeçari bën një jetë më të lumtur.

I angazhuar për të ndryshuar stilin e jetës së tij, Jeremia vendosi të dilte dy herë në ditë dhe filloi dietën ketogenike, ose ‘keto’ për të parë nëse do ta ndihmonte atë të hiqte në peshë. Rezultatet treguan që kjo dietë, që është shumë e njohur dhe përdoret gjërësisht, ishte e duhura për të arritur fizikun e dëshiruar.

Marrë dhe përshtatur nga: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete babai që humbi 42 kg në 5 muaj dietë ketogenike montana ndryshim drastik babai që humbi 42 kg në 5 muaj dietë ketogenike montana ndryshim drastik

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Prill 2019, 17:29

Ledina Çelo heq dorë nga shtetësia shqiptare

Këngëtarja shqiptare nuk të jetë më shtetase shqiptare. Ledina Çelo do të jetë një shtetase gjermane, duke u pajisur me pashaportën e vendit ku jeton pre...