Art&Argëtim

‘Isha e uritur gjithë kohën’, Beyonce rrëfen ‘vuajtjet’ e dietës pas lindjes së binjakëve

18 Prill 2019, 14:19 Nga DOSJA
‘Isha e uritur gjithë kohën’, Beyonce rrëfen

Dje u publikua dokumentari i Beyonce-s, “Homecoming”, po ashtu edhe albumi i saj i ri që mban këtë titull. Këngëtarja ka folur për eksperiencën e saj në lindjen e dy binjakëve dhe pjesëmarrja e saj në Coachella.

Duhet të isha në Coachella në 2017-ën, por mbeta papritur shtatzënë. Edhe më i papritur ishte lajmi që ishin binjakë. Ajo shtatzëni nuk ishte aspak e lehtë. Trupi im kaloi gjëra të cilat nuk e kisha menduar se do të mund t`i përballoja. Isha 99 kilogramë ditën që linda. Shtatzënia ishte shumë e vështirë, kisha presion të lartë të gjakut. Zemra e njërit prej fëmijëve ndaloi disa herë, kështu që u detyrova t`i nënshtrohesha operacionit”, – rrëfen Beyonce në dokumentarin ‘Homecoming’.

Provat për Coachella në 2018 nuk ishin shumë të lehta për këngëtaren. Me mendjen tek fëmijët dhe trupin në punë e kërcim, Beyonce mendonte se nuk do të ishte e njëjta në koncerte.

Në mënyrë që të përmbushja objektivat mbajta një dietë pa bukë, pa karbohidrate, pa bulmet, pa mish, pa peshk, pa alkool. Isha e uritur gjithë kohën. Më parë mund të bëja prova për 15 orë me radhë, e sforcoja veten më shumë nga sa mund ta përballoja. Ndërsa tani kam fëmijë, kam një bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim. Nxora një mësim të mirë: Nuk do ta sforcoj kurrë më veten aq shumë”, -shprehet ajo në fund të dokumentarit, sipas Buzz Feed News .

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz beyonce coachella rumi dhe sir beyonce coachella rumi dhe sir

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Prill 2019, 09:50

Sapuni që nxori nga shtëpia gratë e Roskovecit

Kjo është një periudhë e mirë për të vizituar një fshat. Natyra ka shpërthyer gjithandej. Një informacion se në Roskovec të Fierit disa gra ishin duke prodhuar ...