Art&Argëtim

‘Gangsteri shqiptar’, filmi amerikan që prej një viti qarkullon nëpër botë

19 Prill 2019, 08:12 Nga DOSJA
‘Gangsteri shqiptar’, filmi amerikan që prej një viti

Nëse ‘Taken’ i përdori shqiptarët si ‘kokë turku’ duke krijuar karaktere të neveritshme dhe të dhunshme, ky film bën të njëjtën gjë por me disa ndryshime. ‘Gangsteri shqiptar’ nxjerr në pah dhe jetën e vështirë me të cilën janë përballur shumë prej emigrantëve shqiptarë, të ndjerë të paragjykuar ndër vite teksa mundoheshin për një jetë më të mirë.

Me regji të Matthew A Brown dhe aktor kryesor  John Rezaj (Gjoni)  premiera e filmit është mbajtur në Prishtinë që në 11 tetor të vitit që lamë pas. Ai përbëhet nga një kast aktorësh që nuk janë shumë të njohur. Filmi u xhirua në Bronks dhe zgjati 12 ditë.

I ftuar në ‘Drive time me Shukin’ pyetja më interesante që iu bë regjisorit A Brown ishte, nëse kishte takuar shumë gangsterë shqiptarë.

“Le ta themi në këtë mënyrë: Kam takuar djem të vërtetë që janë rritur rrugëve të Bronksit. Që kanë jetuar jetë të vështirë, dhe kjo është e gjitha.”-ka rrëfyer Matthew.

Aktori i përzgjedhur nga regjisori, për të luajtur rolin kryesor në ‘Gangsteri shqiptar’ tregon se si ka kaluar një jetë tejet të vështirë e me shumë peripeci. Prej vitesh ai jeton në Neë York, por dikur i është dashur të jetojë mes maleve, mes urisë dhe një jete tmerrësisht të vështirë, që i detyroi të largoheshin përmes Malit të Zi, nëpër borë, duke udhëtuar 13 orë rrjesht. Gjoni kujton se si e mbajti nëna e tij në krah derisa arritën në kufi.

Karakteri i Gjonit është ai i Leonit, një shqiptar që është detyruar të mbijetojë në rrugët e Bronksit. Pasi ka dalë nga një qëndrim i gjatë në burg, ai ka një shans për t’u takuar me njeriun që e ka lënë pas hekurave. Por kjo i përshtatet dhe jetës reale të tij. Që në moshën 20-vjeçare ai u përball në mosmarrëveshje për pazare droge dhe më pas për dhunën që ushtroi ndaj një punonjësi federal, ku ju desh të kalojë 4 vite në burg.

Ndërsa historia përfshin dhunën, krimin, dhe gjërat tipike që lidhen me jetën e gangsterëve, Gjoni e thekson faktin se ky stil jetese nuk është ai i duhuri.

Madje në një shkrim për ‘The New York Times’, Gjoni tregon se si ai nuk ishte dakort as me titullin e filmit dhe ka pasur mosmarrëveshje me regjisorin për këtë.

“Unë isha i lodhur. Do të gjykoheshim prej atij titulli.”-ka treguar Gjoni për ‘The New York Times’.

 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture filmi 'albanian gangster' john rezaj matthew a brown shembull i keq filmi 'albanian gangster' john rezaj matthew a brown shembull i keq

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Prill 2019, 17:29

Ledina Çelo heq dorë nga shtetësia shqiptare

Këngëtarja shqiptare nuk të jetë më shtetase shqiptare. Ledina Çelo do të jetë një shtetase gjermane, duke u pajisur me pashaportën e vendit ku jeton pre...