Art&Argëtim

Ermonela Jaho së shpejti në Tiranë me një koncert bamirësie (VIDEO)

18 Prill 2019, 17:10 Nga DOSJA
Ermonela Jaho së shpejti në Tiranë me një koncert

Artistja e madhe, njëkohësisht ambasadore e YWCA në Kauzën e Fjongos Rozë, do të performojë në një koncert bamirësie që do të mbahet në muajin tetor enkas për “Fjongon Rozë”, simboli ndërkombëtar i betejës kundër kancerit të gjirit.

Jaho një ndër emrat e njohur shqiptarë me suksese të jashtëzakonshme në operat botërore, prej muajsh tashmë ka dhënë shfaqjen e famshme “Madame Butterfly” si dhe ka mabjtur koncerte elitare nëpër botë.

Revista Bordo ka raportuar se pas disa muajsh, specifikisht në vjeshtë, Ermonela do të mbajë një koncert  në sheshin Nënë Tereza dhe një detaj i këndshëm është se “fitimet e koncertit do të shkojnë për organizatën YWCA për kauzën ‘Fjongo Rozë’ në ndihmë të femrave.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ermonela jaho madame butterfly ywca ermonela jaho madame butterfly ywca

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Prill 2019, 09:50

Sapuni që nxori nga shtëpia gratë e Roskovecit

Kjo është një periudhë e mirë për të vizituar një fshat. Natyra ka shpërthyer gjithandej. Një informacion se në Roskovec të Fierit disa gra ishin duke prodhuar ...