Art&Argëtim

Bujar Asqeriu rrëfen historinë prekëse që fshihet pas emrit të tij të vërtetë

18 Prill 2019, 17:31 Nga DOSJA
Bujar Asqeriu rrëfen historinë prekëse që fshihet pas emrit

Sot i ftuar në emisionin ‘Rudina’ ishte aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu. Ai zbuloi për herë të parë të vërtetë e emrit të tij, pra ai nuk ka vetëm një emër por ka dy të tillë.

Aktori rrëfeu se vëllain e tij të madh e quanin dikur Bujar, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë kur ishte vetëm 6 muajsh.

“Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela. ”- rrëfeu Asqeriu.

Ai tregoi se kur lindi emri i tij ishte menduar të ishte Drin ose Safet, e në fund vendosën ta quanin Drin. Mirëpo në Gjendjen Civile kur duhet ta regjistronin e pyetën të atin e aktorit se pse ky emër lumi.

Në atë moment ata u ndjen pak keq dhe babai kishte propozuar ta regjistronin si Bujar, edhe pse e kanë thirrur gjithmonë Drin.

“E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje me thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”- u shpreh Asqeriu.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bujar asqeriu rudina rudina magjistari bujar asqeriu rudina rudina magjistari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Prill 2019, 17:29

Ledina Çelo heq dorë nga shtetësia shqiptare

Këngëtarja shqiptare nuk të jetë më shtetase shqiptare. Ledina Çelo do të jetë një shtetase gjermane, duke u pajisur me pashaportën e vendit ku jeton pre...