Aktualitet

“Operacion” shpëtimi në Tiranë! E moshuara rrëzohet në banesë dhe s’hap dot derën, forcat zjarrfikëset i shkojnë

28 Tetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
“Operacion” shpëtimi në Tiranë! E moshuara

TIRANË– Një e moshuar ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet. E moshuara, banesa e të cilës ndodhet në katin e dytë të një pallati, është rrëzuar dhe nuk ua ka mundur t’ua hapë dot derën forcave të zjarrfikëses, ndaj këta të fundit u detyruan që të futen nga dritarja.

Dosja.al ka siguruar pamje nga operacionit i forcave zjarrfikëse për t’i ardhur në ndihmë të moshuarës, e cila është nxjerrë me barrela, duke u shtyrë nga mjekë dhe infermierë.

Ndërkohë që ende nuk dihet ku është dëmtuar e moshuara kur është rrëzuar dhe nëse ndodhet në rrezik për jetën.

Gjithashtu nuk dihet nëse e moshuara jeton vetëm dhe se nga kush është dhënë alarmi për incidentin që ajo pësoi, kjo pasi deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e moshuara ngec ne shtepi tirane e moshuara ngec ne shtepi tirane

Sondazh

Poll