Art&Argëtim

Festivali i Filmit në Kanë/ Filmat që do të konkurojnë për çmimin ‘Palma e Artë’

18 Prill 2019, 13:13 Nga DOSJA
Festivali i Filmit në Kanë/ Filmat që do të konkurojnë

KANË- Mbrëmjen e sotme nis gara kinematografike për çmimin ‘Palma e Artë’.  Mbrëmja e parë do të hapet me filmin “The Dead Don’t Die,” nga Jim Jarmusch, i cili është edhe në konkurim.

Juria e festivalit të këtij viti në Kanë do të udhëhiqet nga fituesi i çmimit Oscar, “Birdman” dhe “The Revenant”, regjisori Alejandro G. Iñárritu. Regjisori fitoi Çmimin e Regjisorit më të Mirë në Kanë për “Babel” në vitin 2006 dhe u kthye në formacionin e konkursit në vitin 2010 me dramën “Biutiful”, ku Javier Bardem fitoi çmimin ‘Aktori më i Mirë’.

Në edicionin e 72-të festivalit të filmit do të shfaqet filmi biografik për këngëtarin, Elton John “Rocketman” dhe regjisoren e cila u nda nga jeta pak kohë më parë, Agnes Vardi.

Vitin e kaluar çmimin e fitoi ‘Hajnat’ të regjisorit japonez, Hirokazu Koreda.

Filmat që garojnë për çmimin ‘Palma e Artë’:

“Pain and Glory,” Pedro Almodovar
“The Traitor,” Marco Bellocchio
“The Wild Goose Lake,” Diao Yinan
“Parasite,” Bong Joon-ho
“Young Ahmed,” Jean-Pierre Dardenne & Luc Dardenne
“Oh Mercy!,” Arnaud Desplechin
“Atlantique,” Mati Diop
“Matthias and Maxime,” Xavier Dolan
“Little Joe,” Jessica Hausner
“Sorry We Missed You,” Ken Loach
“Les Miserables,” Ladj Ly
“A Hidden Life,” Terrence Malick
“Bacurau,” Kleber Mendonça Filho & Juliano Dornelles
“The Whistlers,” Corneliu Porumboiu
“Frankie,” Ira Sachs
“Portrait of a Lady on Fire,” Céline Sciamma
“It Must Be Heaven,” Elia Suleiman
“Sibyl,” Justine Triet

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cannes 2019 festivali i filmit ne kane cannes 2019 festivali i filmit ne kane

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Prill 2019, 09:50

Sapuni që nxori nga shtëpia gratë e Roskovecit

Kjo është një periudhë e mirë për të vizituar një fshat. Natyra ka shpërthyer gjithandej. Një informacion se në Roskovec të Fierit disa gra ishin duke prodhuar ...