Sport

Sezoni 2018/19. Kush janë golashënuesit më të mirë ?

11 Shkurt 2019, 16:55 Nga DOSJA
Sezoni 2018/19. Kush janë golashënuesit më të mirë ?

Ky është viti ku shumë lojtarë, te rinj dhe veterane kanë shpërthyer në sasinë e golave të shënuar. Disa emra janë mëse normal por surprizat janë të shumta.

10- Krzysztof Piatek ( AC Milan), 15 gola

Sulmuesi polak po kalon një sezon fantastik në Itali që pas tranferimit në Genoa. Perfomancat e tij me Genoa-n i siguruan një lëvizje permanente në klubin historic të Ac Milan.

Ai është lojtari i parë qe prej Gabriel Batistutës që ka shënuar në 7 ndeshjet e para në Serie A.

9-Duvan Zapata (Atalanta) 16 gola

Kolumbiani e nisi mirë sezonin e tij me Atalantën që me shënimin e tre-golëshit kundër Udinezes dhe nuk e ka kthyer më kokën mbrapa.

8- Nicolas Pepe( Lille) 16 gola

23 vjeçari është i pagabueshëm para portës, cilësi qe ka tërhequr vëmendjen e londinezëve të Arsenal. Ai mban rolin kryesor në sulmin e ekipit francez.

7- Fabio Quagiarella ( Sampdoria) 16 gola

Veterani Italian nuk po shfaq shenja ngadalësimi. Pasi ka shënuar në Seria A për 11 ndeshje të njëpasnjëshmë ai ka barazuar rekordin 24 vjeçar të argjentinasit Batistuta.

6-Sergio Aguero ( Manchester City ) 17 gola

Golashënuesi me i mirë në historinë e “Citizens” me tregolëshin e shënuar ndaj Chelsea të dielën e 10 shkurtit është rikthyer përsëri në kryesim si golashënuesi më i mirë në Premier League, vend që e ndan me egjiptianin Mohamed Salah.

5-Mohamed Salah ( Livepool) 17 gola

Pasi kaloi një sezon fantastik vitin e kaluar me Liverpool-in, Salah po përjeton një tjetër eksperiencë produktive me “Reds” me 17 gola të shënuar në 26 ndeshje.

4-Edison Cavani (PSG) 17 gola

Uruguajani po i afrohet fundit të karrierës së tij futbollistike, po kjo nuk do të thotë asgje për “El Matador”. Ai shënon rregullisht me bluzën e parisienëve, ku bën pjesë në tridentin Neymar-Cavani-Mbappe.

3-Cristiano Ronaldo (Juventus) 18 gola

Edhe pas largimit nga Real Madrid, Ronaldo vazhdon të mbetet Ronaldo dhe këtë e vërteton fakti që është golashënuesi kryesor në Seria A në sezonin e tij të parë në Itali.

2- Kylian Mbappe ( PSG) 18 gola

Fituesi i Kupës së Botës po kalon ndoshta periudhën më të mirë të karrierës së tij e cila sapo ka nisur. Ai i shënoi 4 gola në 13 minuta në fitoren 5-0 kundër Lyon në tetorin e 2018.

1- Lionel Messi ( FC Barcelona) 21 gola

Një alien i vërtetë. Në qershor ai feston ditëlindjen e tij të 32-të, por mosha është thjesht një numër për argjentinasin i cili  vazhdon të jetë golashënuesi më I mirë i 5 ligave kryesore në Europë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo futboll golashenues kylian mbappe lionel messi cristiano ronaldo futboll golashenues kylian mbappe lionel messi

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2019, 16:39

Paul Scholes merr drejtimin e ekipit anglez

Paul Scholes është trajneri i ri i klubit të ligës së dytë angleze, Oldham Athletic, ku ka siguruar një kontratë 18 mujore.Ish mesfushori i Manchester United do...

Sport 11 Shkurt 2019, 16:24

Lampard favorit për zëvëndësimin e Sarrit

Ish kapiteni i bluve të Londrës, Frank Lampard është favorit për të marrë rolin e trajnerit tek Chelsea nëse Maurizio Sarri do të largohet nga detyra e tij.Pas ...

Sport 11 Shkurt 2019, 16:14

Jadon Sancho thyen rekordin në Bundesliga

 Sulmuesi anglez, Jadon Sancho, ka thyer rekordin e tij të parë në Bundesliga.Sancho bëhet lojtari më i ri në historinë e ligës gjermane që arrin shifrën e...

Sport 11 Shkurt 2019, 16:06

Del autopsia, ja pse vdiq Emiliano Sala

Futbollisti i ndjerë, Emiliano Sala, besohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve në kokë pas rrëzimit të avionit, ku trupi i tij u verifikua nga shenjat...

Sport 9 Shkurt 2019, 08:30

Barcelona ‘nuk e braktis’ Philippe Coutinho-n

Barcelona ‘nuk e braktis Philippe Coutinho-n’ , i cili u ble nga Barcelona në Janar të 2018.Ai ka shënuar 18 herë në 54 ndeshje për kampionët spanjollë që kur m...