Sport

‘El Classico’ mbyllet në paqe me barazim minimal (GOLAT)

7 Shkurt 2019, 13:10 Nga DOSJA
‘El Classico’ mbyllet në paqe me barazim minimal (GOLAT)

Mbrëmjen e djeshme të gjithë sytë ishin në Spanjë, ku u mbajt ‘El Classic’. Real Madrid dhe Barcelona u ndeshën në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Mbreti, e cila përfundoi në barazim 1-1. Ishte Reali, i cili kaloi i pari në avantazh me një gol të Lucas Vasquez. Lojtarët do të shkonin në dhomat e veshjes me rezultatin 1-0 në favor të madrilenëve, por rezultati nuk u ruajt për shumë gjatë.

Barcelona gjeti golin e barazimit menjëherë në fillimin e pjesës së dytë me një gol nga Malcom. Ndeshja nuk solli surpriza të mëdha, Messi edhe pse nuk arriti të shënonte, bëri padyshim një lojë të mirë. Kurse Bale pati një rast të art, por pa sukses. Në datën 27 shkurt do të  zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes tyre.

L.K/ K.H/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport #elclassico #realmadrid #barcelona #elclassico #realmadrid #barcelona

Sondazh

Poll