Sport

Del autopsia, ja pse vdiq Emiliano Sala

11 Shkurt 2019, 16:06 Nga DOSJA
Del autopsia, ja pse vdiq Emiliano Sala

Futbollisti i ndjerë, Emiliano Sala, besohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve në kokë pas rrëzimit të avionit, ku trupi i tij u verifikua nga shenjat e gishtërinjve.

Futbollisti i Cardiff City, i cili u tranferua nga ekipi francez i Nantes për shifrën e 15 milion paund, u nxorr nga mbetjet e avionit në thellësinë e detit pas rrëzimit pranë Alderney më 21 Janar.

Një hetim i hapur për vdekjen e tij sot në Dorset konfirmoi se Sala vdiq nga lëndimet në kokë dhe trupin e tij.

Gjatë dëgjimit u tha se trupi duhej të identifikohej duke përdorur shenjat e gishtërinjve pasi hetuesit zbuluan trupin e tij në shtratin e detit të Kanalit Anglez më 4 shkurt.

Raporti i plotë nga Dega e Investimeve të Aksidenteve Ajrore nuk do të publikohet për 6 deri në 12 muaj, por një raport i përkohshëm do jetë gati brenda dy javëve.

Trupi i pilotit britanik David Ibbotson nuk është zbuluar ende, por një webfaqe e cila quhet  GoFundMe ka nisur kërkimin e donacioneve për një kërkim privat.

 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport autopsi emiliano sala hetim raport autopsi emiliano sala hetim raport

Sondazh

Poll

Sport 9 Shkurt 2019, 08:30

Barcelona ‘nuk e braktis’ Philippe Coutinho-n

Barcelona ‘nuk e braktis Philippe Coutinho-n’ , i cili u ble nga Barcelona në Janar të 2018.Ai ka shënuar 18 herë në 54 ndeshje për kampionët spanjollë që kur m...