Sport

Cavani i shton shqetësimet teknikut Tuchel, United gati për sfidën

11 Shkurt 2019, 16:49 Nga DOSJA
Cavani i shton shqetësimet teknikut Tuchel, United gati për

Manchester United pret të martën në Old Trafford kryesuesit e Ligue 1, gjindandët e PSG për ndeshjen e parë eliminatore të raundit të 1/16.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka marrë një tjetër formë që prej ditës kur norvegjezi u zgjodh si trajner i ri Djajve të Kuq.

United vjen nga një moment shumë i mirë dhe optimist pasi në 11 ndeshjet e fundit, anglezët kanë marrë 10 fitore dhe vetëm 1 barazim, por mbi të gjitha vërehet ndryshimi i mentalitetit të lojës, i cili është kthyer në ofensiv, si në kohën e legjendës Sir Alex Ferguson.

Kam rrënqethje mishi sa her mendoj për atë ndeshje. Ata mund të kenë Kylian Mbappe por dhe ne kemi Marcus Rashford. Ata të dy janë lojtarë fantastikë të cilët do e ndezin botën e futbollit në dekadën e ardhshme. “

Nga ana tjetër kemi kryesuesit e ligës franceze, Paris Saint Germain, të cilët qëndrojnë të qetë në vendin e parë me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Problemi i teknikut gjerman Thomas Tuchel, qëndron tek mungesa e yllit brazilian Neymar Jr.

Gjithashtu gjermani është i shqetsuar dhe nga dëmtimi i uruguaianit Edison Cavani, në përballjen me Bourdaux, i cili tashmë nuk është më i sigurte nëse do të rimëkëmbet për ndeshjen e së martës.

Nuk kemi lajme të mirë për Cavanin, pavarësisht se ka akoma ekzaminime në proçes, për mendimin tim gjendja nuk do jetë optimale. Do jetë shumë e vështirë që ai të jetë gati.

Kur të gjithë mendonin se Manchester United do ishte një prove e lehtë për francezët, tani kjo situate ka ndryshuar. Ky është një lajm i mirë për tifozët e futbollit, pasi gjendja aktuale premton një përballje të vertetë mes 3 herë fituesve të Champions League dhe gjidandëve francezë të PSG.

Ndeshja luhet në arenën e Old Trafford më datë 12 Shkurt në orën 21:00.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league manchester united psg solskjaer thomas tuchel champions league manchester united psg solskjaer thomas tuchel

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2019, 16:39

Paul Scholes merr drejtimin e ekipit anglez

Paul Scholes është trajneri i ri i klubit të ligës së dytë angleze, Oldham Athletic, ku ka siguruar një kontratë 18 mujore.Ish mesfushori i Manchester United do...

Sport 11 Shkurt 2019, 16:24

Lampard favorit për zëvëndësimin e Sarrit

Ish kapiteni i bluve të Londrës, Frank Lampard është favorit për të marrë rolin e trajnerit tek Chelsea nëse Maurizio Sarri do të largohet nga detyra e tij.Pas ...

Sport 11 Shkurt 2019, 16:14

Jadon Sancho thyen rekordin në Bundesliga

 Sulmuesi anglez, Jadon Sancho, ka thyer rekordin e tij të parë në Bundesliga.Sancho bëhet lojtari më i ri në historinë e ligës gjermane që arrin shifrën e...

Sport 11 Shkurt 2019, 16:06

Del autopsia, ja pse vdiq Emiliano Sala

Futbollisti i ndjerë, Emiliano Sala, besohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve në kokë pas rrëzimit të avionit, ku trupi i tij u verifikua nga shenjat...

Sport 9 Shkurt 2019, 08:30

Barcelona ‘nuk e braktis’ Philippe Coutinho-n

Barcelona ‘nuk e braktis Philippe Coutinho-n’ , i cili u ble nga Barcelona në Janar të 2018.Ai ka shënuar 18 herë në 54 ndeshje për kampionët spanjollë që kur m...