Sport

Lampard favorit për zëvëndësimin e Sarrit

11 Shkurt 2019, 16:24 Nga DOSJA
Lampard favorit për zëvëndësimin e Sarrit

Ish kapiteni i bluve të Londrës, Frank Lampard është favorit për të marrë rolin e trajnerit tek Chelsea nëse Maurizio Sarri do të largohet nga detyra e tij.

Pas humbjes turpëruese 6-0 me Manchester City, mbrëmjen e së dielës, tekniku italian Sarri ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë dhe nuk dihet nëse ai do vazhdojë të drejtojë ekipin për shumë gjatë .

Sarri u duk pesimist në konferencën pwr shtyp pas humbjes me “Citizens”, pasi u pyet nga gazetarët për pozicionit e tij, i cili duket shumë delikat për momentin.

Duhet të pyesni bordin e klubit.

Jam i shqetësuar për ekipin tim, për performancën time. Puna ime është gjithmonë në rrezik.

Mauricio Sarri, trajner i Chelsea

Lampard ka lënë përshtypje të mira si menaxher në drejtimin e ekipit të Championship, Derby County, e cila është eksperienca e tij e parë si trajner pas përfundimit të karrierës fantastike si futbollist me klubin londinez.

Mesfushori u rikthye ne Stamford Bridge si trajner i Derby County për ndeshjen e FA Cup e cila përfundoi 3-2 në favor të Chelsea, ku mori dhe ovacione heroi nga i gjithë stadiumi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea frank lampard mauricio sarri premier league chelsea frank lampard mauricio sarri premier league

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2019, 16:14

Jadon Sancho thyen rekordin në Bundesliga

 Sulmuesi anglez, Jadon Sancho, ka thyer rekordin e tij të parë në Bundesliga.Sancho bëhet lojtari më i ri në historinë e ligës gjermane që arrin shifrën e...

Sport 11 Shkurt 2019, 16:06

Del autopsia, ja pse vdiq Emiliano Sala

Futbollisti i ndjerë, Emiliano Sala, besohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve në kokë pas rrëzimit të avionit, ku trupi i tij u verifikua nga shenjat...

Sport 9 Shkurt 2019, 08:30

Barcelona ‘nuk e braktis’ Philippe Coutinho-n

Barcelona ‘nuk e braktis Philippe Coutinho-n’ , i cili u ble nga Barcelona në Janar të 2018.Ai ka shënuar 18 herë në 54 ndeshje për kampionët spanjollë që kur m...