Aktualitet

27 Tetor 2020, 20:37 Nga DOSJA

TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu, ka folur në lidhje me sfidat që është përballur herë aps here Floresha Rasha, gruaja e cila pas shumë vitesh është rikthyer në Shqipëri. Veliu thotë se bashkëshorti i saj ka humbur jetën, ndërkohë shton se më pas ajo u martua edhe dy herë por për fat të keq të dy burrat i kanë vdekur. Po ashtu ai thotë se Rashës i ka vdekur dhe vajza në moshën 16-vjeçare.

“Ka humbur bashkëshortin. U martua dhe dy herë të tjera, por dhe këta dy burra kanë humbur jetën. Kam pasur një bisedë me atë, e gëzuar, por me një ndriojtje, sepse që prej 2014 ajo ndodhet në Siri. I kanë ndodhur disa fatkeqësi. E bija e saj 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një bombardim nga ajri.”– ka thënë Muhamed Veliu në ‘Open’.

4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha rasha muhamet veliu riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri floresha rasha muhamet veliu riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 20:19

TIRANË– Gazetari Muhamed Veliu ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e Floresha Rashës, e cila u kthye në Shiqpëri, pas shtatë vitesh jetë në Siri. I...

Aktualitet 27 Tetor 2020, 19:05

TIRANË– EUROPOL ka zhvilluar një aksion ndërkombëtar, teksa ka kryer rreth 44 548 në 17 vende të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë...