Aktualitet

Arrestohet avokati Gjergj Neli, e shoqja Shaqe Marinaj denoncon efektivët e Lezhës: E morën zvarrë, është i sëmurë…gji

27 Tetor 2020, 19:37 Nga DOSJA
Arrestohet avokati Gjergj Neli, e shoqja Shaqe Marinaj denoncon efektivët e

LEZHË– Avokati Gjergj Neli është shoqëruar pasditen e sotme në komisariatin e Policisë së Lezhës. Lajmin e ka bërë me dije vetë Zëvendës kryetarja e Dhomës së Avokatisë në Lezhë, Shaqe Marinaj, njëkohësisht dhe bashkëshortja e Nelit. Ajo, në një deklaratë për mediat, rrëfeu se si policët, kanë shkuar që t’i arrestojnë më dhunë të shoqin, në zyrën e avokatisë që kanë të dy bashkë në Lezhë. Konkretisht ajo përmend efektivin Myrteza Mehmeti.

Përpara mediave, Marinaj rrëfeu se gjithçka ka nisur pas një konflikti me një banor të zonës. Një qytetar, që banon në pallatin ku ndodhet dhe zyra e avokatisë ka bërë kallëzim në polici, për dy karrige që avoaktët kanë vendosur në hyrje, në mënyrë që të ulen njerëzit që duan të marrin shërbimet e tyre dhe të mos krijohen radhë, për shkak të Covid-19. Pas telefonatës që ka bërë qytetari, policët kanë mbërritur në zyrë, dhe më pas ka nisur sherri.

“Që në orën 3:30 ka ndodhur një incident me komisariatin e policisë së Lezhës në ambientet e zyrës së punës ku unë si avokate dua të bëj të ditur se në komisariatin e policisë Lezhë nuk dinë ligjin, nuk zbatojnë kodin e etikës në punë. Një nga punonjësit e pallatit ka njoftuar sallën operative dhe në moment janë paraqitur. Kemi qenë duke hyrë në zyra kur polici ka përdorur fjalë fyese dhe dhunë ndaj avokatit Gjergj Neli dhe ndaj meje. Isha në mes të dy policëve dhe i thashë të lutem vijmë vetë në komisariat dhe të sqarohemi. Personi që kishte njoftuar ne e kishim kallëzuar për vjedhjen e një tavoline. Duke marrë masat tona për Covid, kemi vendosur dy stola për tu ulur njerëzit. Është pronë që i paguajmë taksat. Ky person është munduar të mbledhë firma nga pallati për t’ia dërguar bashkisë Lezhë për të hequr dy stolat. Polici që erdhi është Myrteza Mehmeti. Ndaj tij janë bërë edhe denoncime të tjera, përdor dhunë edhe ndaj të miturve në komisariatin e policisë sa herë bën shoqërime. Një nga rastet e kemi denoncuar ne në Shkodër. Më dhëmb trupi dhe koka nga dhuna që ushtroi ndaj avokatit dhe ndaj meje. Kam njoftuar shefin e SHÇBA në Lezhë, i kam lënë mesazhe që dua të bëj sot një denoncim. Avokati është edhe tani i ndaluar në komisariat, vuan nga shumë sëmundje. Është prej 30 vitesh në sistemin e drejtësisë,”- rrëfen Marinaj.

Por, policia ka një tjetër version për ngjarjen. Në një njoftim zyrtar, Policia e Lezhës, pak minuta pasi denoncimi i Marinajt është bërë publik, pranoi se kishin shoqëruar Nelin. Në njoftim shkruhet se efektivët janë lajmëruar për një sherr që po ndodhet mes çiftit, që janë protagonistë në ngjarje dhe një tjetër personi. Sipas njoftimit, efektivët kanë shkuar që të pushojë sherrin, por Neli nuk është bindur, duke qëlluar me grusht një polic dhe i ka grisur atij bluzën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet avokati gjergj neli gjergj neli shaqe marinaj denocnon policine e lezhes dhunohet avokati gjergj neli gjergj neli shaqe marinaj denocnon policine e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 19:05

TIRANË– EUROPOL ka zhvilluar një aksion ndërkombëtar, teksa ka kryer rreth 44 548 në 17 vende të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë...