Aktualitet

Arrestimi i avokatit Gjergj Neli, Policia e Lezhës: 68-vjeçari kundërshtoi efektivët, njërin e goditi me grusht dhe i grisi

27 Tetor 2020, 20:25 Nga DOSJA
Arrestimi i avokatit Gjergj Neli, Policia e Lezhës: 68-vjeçari

LEZHË-Policia ka reaguar në lidhje me arrestimin avokatit Gjergj Neli, i cili u mopr me forcë nga uniformat blu. Në një njoftim zyrtar, Policia e Lezhës, pak minuta pasi denoncimi i Marinajt është bërë publik, pranoi se kishin shoqëruar Nelin. Në njoftim shkruhet se efektivët janë lajmëruar për një sherr që po ndodhet mes çiftit, që janë protagonistë në ngjarje dhe një tjetër personi. Sipas njoftimit, efektivët kanë shkuar që të pushojë sherrin, por Neli nuk është bindur, duke qëlluar me grusht një polic dhe i ka grisur atij bluzën.

Njoftimi i Plotë:

Lezhë. Më datën 27.10.2020 rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas. Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë. Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë. Në vijim të veprimeve nga oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj neli policia e lezhes gjergj neli policia e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 20:19

TIRANË– Gazetari Muhamed Veliu ka zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e Floresha Rashës, e cila u kthye në Shiqpëri, pas shtatë vitesh jetë në Siri. I...

Aktualitet 27 Tetor 2020, 19:05

TIRANË– EUROPOL ka zhvilluar një aksion ndërkombëtar, teksa ka kryer rreth 44 548 në 17 vende të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë...