Aktualitet

‘Inshallah’/ Publikohen pamjet kur Endrit Dumani nxirret nga kampi famëkeq Al-Hol, fjalët e para që tha 12-vjeçari teksa

27 Tetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
‘Inshallah’/ Publikohen pamjet kur Endrit Dumani nxirret nga kampi

TIRANË-Janë publikuar pamjet në momentin kur Endri Dumani, ka dalë nga kampi Al-Hol në Siri, ku ndodhej që prej vitit 2014. Siç shihet në videon e siguruar nga BallkanWeb Endri  është shoqëruar nga një polic dhe nga drejtori i anti-terrorit Glenis Nano. Ata ithonë se ai pas kthimit në Shqipëri ai do të ketë një jetë të bukur ndërsa Endri është përgjgjur me fjalën ‘Inshallah’ që në shqip do të thotë “në dashtë Allahu”. Po ashtu ai është shprehur se ështëi lumtur se pas kaq vitesh po kthehet në Shqipëri.

BISEDA

Polici: Tani ti do kesh një jetë të bukur, qesh të shikojmë të qeshur.

Endri Dumani: Inshallah

Polici: Bravo! Shumë mirë.

Gledis Nano: Nesër do marrim avionin dhe do ikim për Shqipëri, nga nesër ndryshon jeta jote.

Endri Dumani: Mirë

Gledis Nano: Nga nesër nuk do jesh më në kamp, por do luash me shokët, do të shkosh në shkollë dhe do të jesh si të gjithë fëmijët e tjerë në Shqipëri. Je i lumtur?

Endri Dumani: Mirë

Gledis Nano: Do ikim?

Endri Dumani: Po

Gledis Nano: Nesër

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Endri, sot 12 vjeç dhe e motra, Eva, sot 15 vjeçe jetuan në “ferrin” e Al-holit. Mes bombave, tymit, baltës, mungesës së shkollës, familjes, dhe një fëmijërie normale. I vetmi ngushëllim i dy të vegjëlve ishte gjyshja e tyre, Mendije Dumani, e cila u nis nga Shqipëria për të marrë fëmijët, por vdiq në mes të kampit disa muaj më parë. Sot, Endri është në shtëpi. Por nuk është njësoj për Evën. Adoleshentja ndodhet ende në kamp dhe nuk pranon të kthehet nga frika e historive që i tregohen se nëse do të kthehet në atdhe do e çojnë në jetimore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endrit dumani riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri endrit dumani riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 19:05

TIRANË– EUROPOL ka zhvilluar një aksion ndërkombëtar, teksa ka kryer rreth 44 548 në 17 vende të BE-së dhe 5 vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë...